Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka komentuar në emisionin “Open” në News24 mbi ndikimin e rritjes së pagave në zgjedhjet në Shqipëri.
Sipas tij, ndërhyrjet e qeverisë për rritjen e pagës minimale duhet të bazohen në kapacitetin real të ekonomisë për ta mbështetur këtë ndryshim. “Qeveria ndërhyn kur është e bindur se ekonomia ka potencialin për të rritur pagën minimale dhe përdor këtë mekanizëm për ta nxitur atë. Por ndonjëherë, vendimet për rritjen e pagave merren thjesht për interesa politike, edhe kur ekonomia nuk e ka mundësinë,” tha Buxhuku.
Ai shtoi se në të kaluarën, rritja e pagës minimale ka ndikuar negativisht tek disa kategori biznesesh për shkak të rritjes së kostove. “Problemi kryesor është se në Shqipëri vendimet për rritjen e pagave merren pa studime të mirëfillta mbi ndikimin e tyre ekonomik,” përfundoi ai.