Vetëm disa ditë më vonë, në 20 janar, Donald Trump do të inaugurohet si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas fitores së zgjedhjeve të 5 nëntorit të vitit të kaluar.

Në studion e “Open” në News24, drejtori i zyrës së Komunikimit në PD, Alfred Lela zbuloi se Partia Demokratike do të marrë pjesë në betimin e Trump si presidenti i 47-të i SHBA.

Ai tregoi se një nga emrat e konfirmuar është Belind Këlliçi, ndërsa pritet që edhe dy përfaqësues të tjerë nga PD t’i bashkohen.

Nga ana tjetër analisti Dritan Hila u shpreh se nga Partia Socialiste, kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në ceremoni, ndërsa pritet që Blendi Klosi të jetë i dërguari i PS deri më tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb