Në emisionin ‘Open’ në News24, Belind Këlliçi foli protestën e thirrur nga opozita që do të mbahet ditën e nesërme në orën 19:00.

Ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve Osman Stafa dhe Juxhin Mustafaraj, Këlliçi u shpreh se kjo protestë është për të rikthyer opozitën në ADN-në e saj.

Më tej ai u shpreh se me rritjen e çmimeve si edhe me largimin e të rinjve nga vendi, protesta është e vonuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Kellici: Kemi harxhuar energji pa fund me njëri-tjetrin është momenti që Shqipërisë t’i rikthehet opozita.

Pyetje: Është lënë të kuptohet se protesta do të jetë qytetare, nga ana tjetër ka një deklaratë paralajmëruese për Bashën dhe Alibeaj që nesër të mos jenë në shesh?

Këlliçi: Berisha ka thënë që nuk do ta këshilloja për shkak të mërisë dhe inatit të shumë qytetarëve që kjo dyshe i ka lënë pa opozitë. Duhet të ndani ironinë, cinizmin nga deklaratat që janë zyrtare dhe që kanë të bëjnë me një proces kaq të rëndësishëm.

Eni Vasili: Keni informacion , do të vijnë?

Këlliçi: Jo nuk ka informacion

Gazetari Osman Stafa: Berisha me këtë protestë me jë gurë do të vrasi shumë zogj dhe do të forcojë pozitat e tij dhe në shtator kërkon të ketë shumicë dhe do të bëjë opozitë përballë kryeministrit Rama. E marrim të mirëqenë se nëse mijëra njerëz do dalin në shesh. Si do të reagoni nëse do të ketë tensione mes palëve? Si do shkoni drejt rrëzimit të kryeministrit?

Beldin Këlliçi: Është rikthimi i PD në ADN e saj , në misionin e saj të të bërit opozitë. Me të dëgjuar zërin e tyre patjetër që do të udhëhiqesh. A duhet të ketë qëndresë, rezistencë kjo mbetet për t’u parë. Nuk besoj që të gjitha përgjigjet do të jepen nesër dhe po ashtu gjykoj se kjo protestë është e vonuar, si një kërkesë emergjente për të pasur opozitë. Protestë e një opozitë që nuk shet kauza, që nuk i lë kauzat përgjysmë. Një pjesë e kauzave janë lënë në gjysmë dhe nuk janë çuar deri në fund nga lidershipi i kaluar. Ne në ADN tonë rikthehemi në opozitë. Ritheksoj, zero sulm ndaj Lulzim Bashës. Të mos harxhojmë kohë me zotin Basha, të mbetemi tek opozita. Sot keni në studio një ndër politikanët e PD ku nuk gjeni një fyerje me persona që kam ndarë sheshin e  protestës, kam pikëpamje ndryshe, por kam thënë që duhet të jemi bashkë.  Kur jam votëbesuar, jam votëbesuar për të qenë kundër Ramës dhe krah qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: