Këtë të enjte në emisionin “Frontline” në News24 nënkryetari i PD Luçiano Boçi, foli për zgjedhjet lokale. Ai u shpreh se nga ana e mazhorancës ka munguar vullneti, duke shtuar se nuk e kupton nxitimin për vendosjen e një date, pasi sipas tij rëndësi ka agjenda.

“Deri sa është datë e kërkuar nga qytetarët besoj është më optimale. Nuk duhet të ketë ndarje politike. Qytetari shqiptar nuk merr shërbim cilësor edhe pse paguan vazhdimisht taksa. Mazhoranca nuk ka treguar vullnet. Strategjia më e mirë është ta shesë si pamundësi duke ia vendosur fajin gjithmonë opozitës. Për qytetarët nuk ka rëndësi fare data, ata mezor presin ti drejtohen kutive për të shprehur revoltën e tyre. Politika duhet të nxitojë në raport me detyrimet që ka. Por çfarë ka pas derës së nxitimit të përcaktimit të datës, kur ende nuk është përcaktuar agjenda. Ndoshta vijnë nga ngarkesa politike e situatës që kemi para”, tha ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Zgjedhjet?

Boçi: Të thuash që do të imitojmë gjashtë marsit, ju do thoni që ajo mënyrë nuk solli ndonjë rezultat të kënaqshëm , veç Shkodrës. 6 marsi stacion i tejkaluar politik. Primaret e pritshme. Jemi munduar të gjejmë një rrymë bashkëpunuese mes anëtarit , por kemi tërhequr edhe simpatizantët.

Si do të votojnë simpatizantët?

Boçi: Ka pasur një debat për këtë. Simpatizant është një term i papërcaktuar që ka në konsideratë një qytetarë që ka qenë mbështetës me votë, qëndrim apo opinion i PD. Çdo qytetar që kërkon të shprehë vullnetin e tij do regjistrohet pranë seksione të PD, dhe do verifikohen edhe online. Do lejoja çdo vullnet të çdo qytetari që do kishte dëshirë të votonte. PD nuk ka patronazhistë. Ne e bëjmë me një proces qytetar. Mund të jetë gri , apo qytetar që ka ndryshuar bindjen e tij dhe vjen të shprehë vullnetin, unë do isha që struktura të bëjë regjistrimin dhe jo pengesa.

A garantohet pa problematika?

Boçi: Po garantohet, ky nuk është proces perfekt, por është duke u ndërtuar. Kandidatët propozohen nga struktura, organet qendrore të partisë ose vetë propozohen. Çdo individ është i lirë të zgjedhë e të zgjidhet. Ka disa parametra të përcaktuara në Statut. Me aleatët ka pasur takime intensive nga kreu i PD dhe është rënë dakord për të dalë me kandidatë të përbashkët, PL, PA, PR LZHK dhe pari të tjera. Për këshillat bashkiakë PL do të ketë listën e vet, mbase edhe paritë e tjera, por aleati kryesor PL do të ketë listën e tyre. Zgjedhjet mund ti fitojnë edhe kandidatë të pavarur, nuk ka asnjë mosmarrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb