Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Partia Socialiste, ka folur në programin e drekës në News24 mbi procesin e përzgjedhjes së figurave të reja që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas Muharremit, platforma “Deputeti që duam” u mundëson të gjithë qytetarëve të aplikojnë, edhe nëse nuk janë anëtarë të Partisë Socialiste.
“PS vlerëson angazhimet e mëparshme të individëve, jo vetëm anëtarësinë dhe kontributin në parti. Kushdo që beson te ndryshimi dhe afrimiteti i PS me qytetarët mund të aplikojë,” tha ai.
Deri më tani, platforma ka regjistruar mbi 500 aplikantë dhe është ndjekur nga mbi 20 milionë njerëz.