Kreu i Urgjencës Skënder Brataj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ata pjesë të stafit që rezultojnë negativë në test, nuk kanë nevojë për vetëkarantinim.

Brataj theksoi se për stafet e mjekëve dhe të infermierëve ende nuk ka probleme deri tani.

Nëse rezultojnë negativë, nuk kanë nevojë për karantinë. Komunikimi i është bërë Spitalit të Durrësit, që do merret me personelin që ka në dispozicion dhe në repartet e veta që të komunikojë edhe mënyrën si do të veprojnë ata. Nuk ka problem në këtë moment”, tha Brataj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb