Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për mbledhjen që PS-ja ka zhvilluar në qarkun e Shkodrës.

Sipas saj, mbledhja në fjalë  është zhvilluar në kuadër të ristrukturimit që po bën Partia Socialiste në Shkodër, por njëherësh edhe në qytetet e tjera të vendit.  Pyetjes se a ka pasur debate mes anëtarëve të strukturave të PS në këtë qytet, Klotilda Ferhati  zgjodhi t’i përgjigjej duke thënë se në çdo familje ka debate, ndërsa shtoi se kjo qasje i shërben demokracisë brenda vetë partisë.

“Mbledhja ka qenë posaçërisht e organizuar në kuadër të procesit zgjedhor që po ndodh në PS. Aty ku mora pjesë unë ka qenë një mbledhje me një frymë bashkëpunimi dhe koordinimi të plotë. Në çdo familje jo të gjithë janë dakord.  Nuk mund të themi se nuk kemi debate për çështje të ndryshme. Anëtarët janë të lirshëm të kenë zërin kritik dhe të shprehin mendimet e tyre. Debatet janë të shëndetshme, edhe nëse ka pasur. Të gjithë kanë të drejtë ta shprehin mendimin dhe më pas të përdoret mekanizmi i votës”-tha ajo.

Por si do të veprojë PS-ja me bashkinë Shkodër në kohën kur Voltana Ademi e Partisë Demokratike është në krye të saj, deputetja Klotilda Ferhati tha se partia e saj pret caktimin e datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës.

“Në bashkinë Shkodër në momentin që flasim vijon detyrën kryetarja Ademi. Do duhet që në Shkodër të caktohet një datë zgjedhjesh.  Forumet në Shkodër kanë evoluar një diskutim për këtë çështje. Ne presim datën e zgjedhjeve, që do caktohet nga presidenti i Republikës”-theksoi ajo.

Ndër të tjera ajo tha se komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit do të vijojë procedurën deri në pergatitjen e një raporti që do t’i dorëzohet për votim parlamentit.

Ferhati tha se procesi për shkarkimin e Presidentit do të marr kohë, për shkak se vendimarrja i takon parlamentit dhe gjykatës kushtetuese e cila pritet të jetë operative në pranverë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: