TIRANE- Kryeministri Edi Rama kur gjen pak kohë nga axhenda e tij e ngjeshur nuk i kursen replikat me ndjekësit e tij në ‘Facebook’.

Kështu pas një postimi për Rilindjen Urbane në Pukë, komentuesit nisën sërish debatin e vjetër me Ramën, ndërsa theksuan se kreu i qeverisë nuk i ka qejf veriorët. Kaq ka mjaftuar që kryeministri t’ia kthejë flakë për flakë qytetarit.

Rama në këtë linjë thekson se këtë dilemë mund ta shtrojnë vetëm ‘veshgjatët me dy këmbë’.

KOMENTUESI:
Nadia e Mire Kryeminister !! E di se spo I ke fort qef verioret tpaketen keshtu thot kazani plus mbetjet toksike :) sa me pelqen kur te flas veriorçe kjo qe u ba sot duhet te ishte ndertu qe ne 2000. Të pakten, edhe nje sugjerim kisha une kure te arrish qe instancat e shtetit mos te korruptohen dije qe ke arrite ate qe ne shekuj se ka arrite kush !!! Na myten lek anej e lek knej !! Ore sa popull korruptiv paskemi ken !!! Dhe nje pytje kam sinqerisht a te ka ba vaki ty me pagu kund naj gje per x pune qe ta kryesh para tjerve !!!

RAMA:
E para Puka eshte ne veri nuk eshte ne jug dhe a i kam une qejf verioret apo jo, kjo eshte nje dileme qe vetem veshegjatet me dy kembe mund ta ngrene, sepse une ne fakt kam qejf njerezit inteligjente qofshin veriore qofshin jugore dhe jo veshegjatet, e te tille ka ne Veri dhe ne Jug po njesoj? E dyta une mund te them qe kjo duhet te ishte ndertuar ne vitin 1992 po nuk e marr vesh cfare kuptimi ka ky muhabet!? E treta une mendoj qe kush te myt sic thua ti, ta ben shume mire perderisa ti e pranon ne vend se ta denoncosh tek shqiperiaqeduam.al, nderkohe qe patjeter ne po luftojme kunder kesaj semundje te vjeter, po do kohen e vet, sepse do te thote te besh shtet jo muhabet?

rama komebte
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: