Nxjerrja e lipsaneve të Shën Gjon Vladimirit nga fondi muzeor i Muzeut Historik Kombëtar për t’ia dhënë Kishës Ortodokse, ngre pyetje mbi procedurat e ndjekura, ndërsa pretendimet e ish-drejtorit të Ministrisë së Kulturës, Gjet Ndoj, janë se nuk kishte bazë ligjorë për të nxjerrë një fond unikal për pesë vite.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Pasurive Kulturore, sqaron ndërkaq, se procedurat nisën pas kërkesave të përsëritura të Kishës Ortodokse, kohë kur muzeu ngriti një komision.

“Vijmë në vitin 2018 kur ligji i ri për trashëgimitë kulturore dhe muzetë, e bën të qartë që trashëgimitë kulturore nuk janë të kthyeshme. Por sigurisht ka pasur eksperienca që trashëgimitë kulturore të e luajtshme janë lëvizur. Në kuptimin e drejtë dhe të pastër të ligjit ato nuk mund të kthehen por komisioni bëri një sugjerim që ato mund të jepen në përdorim për arsye ekspozimi”, thotë Sokol Muça.

Zhvendosja e lipsaneve nga Muzeu Kombëtar drejt Kishës është bërë me urdhër ministri pas një kontrate që muzeu ka nënshkruar me Kishën Ortodokse, ku mes të tjerash është kërkuar siguria fizike, mbikëqyrja me kamera dhe temperature konstante, megjithatë, mbeten pronë e shtetit.

“Ligji nuk lejon tjetërsimin e pronësisë por lejon kalimin e përkohshëm. Mbeten prone e muzeut Historik Kombëtar, nuk ka për të pasur asnjë lloj ndyrshimi për sa kohë është ky ligj”, thotë Muça.

Muzeu vazhdon ti ketë në regjistrin e vet dhe instituti i regjistrimit. Dy institucionet duhet të bëjnë kontrolle.
“Ato kanë qenë aty prej datës 14 prill dhe duhet të bëhet kontrolli tjetër në mars”.

Lipsanet i përkasin princit të Dioklesë afër Shkodrës, Gjon Vladimiri të shek XI, që u bë shenjt më vonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb