NGA ILIR SINANAJ

Drejtorët e mirë shqetësohen që të mos lejojnë ikjen nga puna e stafit të tyre, si edhe bëjnë gjithçka që munden për t’i mbajtur të kënaqur punonjësit e tyre më të mirë. Drejtorët e këqij nga ana tjetër, janë zakonisht arsyeja se përse punonjësit më të mirë largohen. Në fakt, në një sondazh të Robert Half, punonjësit dhe drejtuesit e rendisin pakënaqësinë me drejtimin si arsyen e tretë më të mundshme se përse personeli jep dorëheqjen.

Drejtorë, çfarëdo që të bëni, shmangini këto 12 gabime. Në të kundërt, rrezikoni të sabotoni mbajtjen e punonjësve dhe me shumë gjasa mund të bëni që punonjësit të largohen.

1. Drejtuesit e këqij zakonisht janë të pakapshëm
Profesionistët administrativë të një korporate shpesh kanë nevojë për informacion dhe vendime të shpejta nga udhëheqësit e tyre, në lidhje me detyrat që kanë. Personeli i cili nuk merr përgjigje në kohe nga e-mail-et apo mesazhet e ndryshme të dërguara, me shumë të ngjarë zhgënjehet vazhdimisht dhe mund të largohet.

2. Drejtuesit e këqij duan të kontrollojnë deri në detaje
Bosët, të cilët kërkojnë të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme dhe japin udhëzime të detajuara në tepri në lidhje me mënyrën se si duhet të kryhet puna, mund t’i acarojnë në maksimum punonjësit. E bërë qëllimisht ose jo, kontrollimi deri në detaje i jep personelit të kuptojë, se ju nuk keni besim se ata mund të marrin vetë vendimet e duhura dhe se ju vini në pikëpyetje nëse ata kanë aftësitë e duhura për punën që bëjnë. Drejtuesit që tregojnë se kanë besim tek punonjësit e tyre dhe u japin hapësirë, kanë prirje të përmirësojnë mundësitë që personeli të qëndrojë.

3. Drejtuesit e këqij ia lenë drejtimin të tjerëve
Nga ana tjetër kemi edhe drejtues, të cilët nuk japin kurrë mendime, japin udhëzime të paqarta ose ua lënë të tjerëve vendimet e vështira. Profesionistët administrativë të korporatave duan një udhëheqës, jo dikë që thjesht mbush cepin e zyrës.

4. Drejtuesit e këqij planifikojnë jashtë mase shumë mbledhje
Mbledhje më shumë se sa është e nevojshme, qëllimet e të cilave mund të përmbushen me një telefonatë të shpejtë ose një e-mail, e çojnë dëm kohën e punonjësve. Profesionistët administrativë të korporatave janë po aq të zënë me punë sa edhe të tjerët, kështu që shpenzimi kot i kohës i acaron ata.

5. Drejtuesit e këqij i trajtojnë punonjësit sikur të ishin njëlloj
Punonjësit nuk është se kërkojnë të bëhen miq të ngushte me bosët e tyre. Por ata duan të punojnë për dikë, që i bën ata të ndihen të vlerësuar dhe i trajton ata si individë. Gjera shumë të thjeshta si të pyesësh punonjësit se si do ta kalosh fundjavën, mbajtja mend e emrave të fëmijëve të punonjësve dhe festimi i ditëlindjeve dhe përvjetorëve të punës, mund të sjellin përfitime.

6. Drejtuesit e këqij nuk reagojnë
Të gjithë punonjësit administrativë të korporatave kanë nevojë për reagime në lidhje me performacën e tyre si edhe këshilla të dobishme se si mund të përmirësohen. Njohja e meritave për një punë të bërë mirë është gjithashtu jetike për sa i përket mbajtjes së stafit. Një falënderim i sinqertë ose një kartolinë janë shpesh të mjaftueshme, për t’i treguar ekipit se e vlerësoni punën e bërë.

7. Drejtuesit e këqij kanë punonjës të preferuar
Duke favorizuar gjithmonë punonjës të caktuar, për ngritje në poste si edhe duke u dhënë vetëm atyre detyra të rëndësishme, është një mënyrë e sigurt për t’i bërë punonjësit e tjerë të ndihen të pakënaqur në postet e tyre. Në fund të fundit, asnjë nuk do të ndihet padrejtësisht në disfavor në punë.

8. Drejtuesit e këqij nuk i marrin parasysh “punonjësit helmues”
Kur bosët i shpërfillin punonjësit e vështirë si edhe problemet që shkaktojnë ata, punonjësit më të mirë acarohen. Gjithashtu ata i druhen ardhjes në punë nga frika se duhet të kenë të bëjnë me “kolegët e tyre helmues”. Kjo çon në pakënaqësi në punë dhe është një arsye madhore se përse punonjësit e mirë ikin.

9. Drejtuesit e këqij mendojnë më të keqen
Një sjellje negative është ngjitëse dhe drejtuesit që ankohen dhe i zvarrisin punët mund të presin të njëjtën gjë nga punonjësit e tyre. Shembulli vjen nga lart. Kështu nëse kërkoni që ekipi juaj të japë maksimumin në projekte të rëndësishme dhe ndryshime të mëdha, ju duhet t’u jepni atyre arsye të interesohen dhe të paraqesin nivelin e entuziazmit që shpresoni të shkoni nga ata.

10. Drejtuesit e këqij nuk i lejojnë punonjësit e tyre të zhvillohen
Drejtuesit, që e vlerësojnë mbajtjen e stafit, i ndihmojnë punonjësit të zgjerojnë dijet dhe aftësitë e tyre. Ata e dinë se profesionistët administrativ më të mirë janë gjithmonë në kërkim për të marrë projekte të reja, për të mësuar programe të reja kompjuterike dhe për të marrë certifikata aftësimi. Pse ikin punonjësit e mirë? Sepse ata ndihen shpesh “të mbytur” dhe sikur nuk po ndryshon gjë tek punëdhënësi i tyre, pavarësisht përparimit në punë.

11. Drejtuesit e këqij krijojnë përshtypjen e frikës
Gjaknxehtësia dhe padurimi janë një përzierje e keqe në sjelljen e një drejtuesi. Punonjësit duhet të kenë mundësi të komunikojnë me bosin e tyre kur të kenë nevojë për mbështetje, të hasin në vështirësi ose kur të shqetësohen se diçka me shumë gjasa nuk do të shkojë mirë. Nëse profesionistët administrativë ndihen të trembur, ata mund të fillojnë të kërkojnë për një punë të re.

12. Drejtuesit e këqij i marrin gjërat personale
Nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si planifikohen. Pasi e shqyrtojnë një çështje problematike, drejtuesit e mirë nuk i rikthehen më asaj. Ata nuk jetojnë me gabimet e të tjerëve, nuk mbajnë mëri dhe as nuk lejojnë të përshkallëzimin e konflikteve. Gjithashtu ata mbajnë përgjegjësi kur janë ata që e kanë fajin./Roberthalf.com
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: