Nëse mendoni se kujdesi i lëkurës është i rëndësishëm vetëm për femrat, atëherë e keni gabim. Në fakt, nuk është aspak femërore që çdo mashkull të kujdeset për mjekrën dhe lëkurën e vet, shkruan Telegrafi.

Ja disa këshilla se si duhet meshkujt të kujdesen për fytyrën.

Përdorni krem të mirë apo larës të fytyrës
Meshkujt zakonisht përdorin sapunë të ndryshëm për pastrimin e lëkurës, dhe nuk shqetësohen fare se a i bën dëm lëkurës së tyre apo jo.

Nuk e kuptojnë që pastrimi me sapun mund t’jua thajë lëkurën, dhe prandaj është e rëndësishme që çdo mashkull ta pastrojë fytyrën me krem të mirë dhe shampo adekuate.

Mos blini makina të lira të rrojës
Gjithmonë zgjidhni një makinë e cila i përshtatet ndjeshmërisë së lëkurës dhe mjekrës.

Makinat e lira mund t’ju lënë me qime të pabarabarta apo edhe t’jua dëmtojnë lëkurën.

Rekomandohet të rruheni pas dushit, pasi qimet e fytyrës janë shumë më të buta.

Përdorni krem kundër diellit para se të dilni nga shtëpia
Asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa aplikuar krem kundër diellit.

Kremi kundër diellit i minimizon rreziqet e dëmtimeve nga dielli, gjë e cila mund të rezulton në skuqje, rritim apo kancer në lëkurë.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: