Gigi Hadid mbushi 28 vjeç dhe familja dhe miqtë e saj nxituan t’i uruar asaj “gëzuar ditëlindjen” në rrjetet sociale.

Postimi që ra më shumë në sy ishte ai i motrës së saj, Bella Hadid, e cila postoi foto të tyre së bashku që kur ishin fëmijë.

Nëpërmjet llogarisë personale në Instagram, motra e vogël Hadid ka publikuar një album të vogël fotografik, përmes të cilit tregon se si dukeshin në fëmijëri dhe adoleshencë.

Ajo e ka shoqëruar postimin me një dedikim dashurie për motrën e saj të madhe duke shkruar: Gëzuar ditëlindjen mikja ime më e mirë, e besuara ime, mësuesja ime, që vazhdon të japësh dhurata sepse ti më solle dhuratën time më të preferuar në botë miss Khaibaloo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E qetë, e sjellshme, e dashur, punëtore, engjëllore, argëtuese, lista e të gjitha arsyeve që të dua mund të vazhdojë për ditë të tëra. Do të doja të festoja me ty, por unë jam gjithmonë me ty, nxitësja jote numër 1 e 365 ditëve të vitit. Të dua aq shumë sa më dhemb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: