Të gjithë jemi kurioz të gjejmë një sozi tonën. Florjan Binaj e ka gjetur dhe ndodhet në shtetin fqinj, Greqi. Këtë gjë e ka zbuluar këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ylli Baka.

Ylli ka udhëtuar drejt Greqisë dhe po shijon disa ditë pushime në ishullin Mykonos. Gjatë një dreke, këngëtari ka vënë re kamarierin, i cili ka një ngjashmëri të frikshme me aktorin e humorit.

Këngëtari i muzikës popullore nuk ka hezituar të bëjë një foto me “sozinë” e Florit. Aktori e ka shpërndarë foton në profinin e tij në Instagram.

“Ylli Baka ka gjetur sozinë time në Greqi,”-shkruan Flori krahas fotos.

Ju kujtokmë që pas shumë vitesh në spektaklin e humorit “Portokalli” Florjan Binaj këtë sezon vendosi most ë ishte pjesë. Ai nis një emision investigative “Piranjat”, ku krah tij bashkëprezantonte edhe Arilena Ara./panoramaplus

Csadec
Csadec

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb