Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në tavolinë , për vitin që lamë ka qenë krejt e pazakontë për të gjithë botën.
2020 veçohet jo vetëm si i paparashikueshëm por edhe si vit ku mënyrat e reja e të bërit tregti brënda supermarkatave sollën ndryshime ne sjelljen konsumatore duke e vendosur rrjetin gjithmonë përballë përshtatjeve të vazhdueshme.
Më lejoni të ndaj me Ju disa mendime dhe bindje të vërteta rreth 2020, ardhur si shkak i analizave nga një këndvështrim racional dhe të hollësishëm mbi këtë fushë , ku tashmë kam më shumë se një dekadë e gjysëm histori.
Gjëndja ekonomike në vëndin tonë pati një tronditje të thellë edhe pse Qeveria me vullnetin , por jo mundësinë , për të ndërhyrë në zvogëlimin e dëmit kundrejt sipërmarrjes private , miratoi dy paketa ndihmëse . Importet ranë në masën rreth -25 % por njëkohësisht edhe eksportet patën një zvogëlim të dukshëm me disa pikë më posshtë, rreth -35%.
Fuqia blerëse ra ndjeshëm dhe për rrjedhojë prodhimi u ngadalsua pamvarsisht se shëmbëlleu si një kohë e artë për supermarketet në muajt e pare të pandemisë dhe mbylljes masive të pothujase gjithçkaje , ku njerëzit nga paniku u turrën për të krijuar rezerva ushqimore për atë që mund të quhej ‘’DITË E KEQE’’, duke zbrazur gjithçka nga raftet e Hipermarketeve deri tek tezga më e vogël e tregut të Fruta-Perimeve .
Rrjetet e shpërndarjes/shitjes ushqimore në Shqipëri e ndjenë menjëherë se rrufeja në qiell të hapur bëri shumë pak dritë, pamvarsisht rritjes të shitjeve deri në nivelet 50-60% më shumë nga viti kaluar , duke ja lënë vëndin kështu shumë shpejt rezultateve negative karahasuar me buxhetin .
Planet e zhvllimit u rishikuan , shtynë ose realizuan duke hequr dorë nga investimet e rëndësishme . Sipas Eurocommerce Group , një organizatë me anëtarsi gjigandët e rrjeteve ushqimore në Europë misioni i të cilës është mbrojta e të drejtave të konsumatorit dhe krijimi i një ambienti të drejtë konkurues, viti 2020 u prit të ishte vit krahasimor me 2008-2009 kur kriza ekonomike zuri vend në rang global.
Bankat gjithashtu u mjaftuan në lehtësimin e zhvillimit të kredive aktuale dhe nuk ndërmorën rreziqe të tepërta nëpërmjet financimeve të reja . Ky partner (sistemi bankar) u shndërrua në një spektator të duruar.
Buxheti I familieve Shqiptare, për sa I takon pjesës që shpenzohet për ushqimin, ndryshoi renditjen dhe vendi i parë i takoi asaj ç’ka mund të emërtohej bindëshëm si jetike, Shërbimi mjeksor, analizat dhe barnat.
Unë drejtoj , tashmë prej 15-viteve, një rrjet shitjesh ushqimor , ku Klienti ynë për hir të së vërtetës i takon të ashtëquajturës ‘’Klasë e Lartë’’ por kjo nuk na pengoi të vinim re nëpër korridoret e supermarketeve tona klientë që nëpërmjet makinës llogaritëse mbanin nën kontroll blerjet e tyre aq sa ‘’jua mbante xhepi’’ . Pra e thënë ndryshe ky vit tregoi , edhe në këtë sektor të zinxhirit ekonomik në vend , se pamvarsisht mospezullimit dhe rendësisë që iu dha sikundër atij mjekësor , pati luhatje të qënësishme, dëmi shkatuar nga të cilat do tregojë në kohët e ardhme sesa sa do pengojë zhvillimin .
Përveç të tjerave COVID-19 solli ndryshime thelbësore në të bërin Biznes , edhe brënda ambienteve të supermarketeve tejet të thjeshta për nga botkuptimi I gjithsecilit , ku siguria fizike zinte vëndin e parë. Mbajtja e maskës , rradha në pritje të shërbimit , përdorimi i dorezave për artikujt e hapur kryesisht të freskët dhe jo të ambalazhuar dhe futja në ambiente e një numëri të caktuar klientësh, ishin pikërisht disa nga këto masa që pas një fare kohe u bënë edhe më të vështira për ti ndjekur.
Punonjësit u detyruan , nëpërmjet protokolleve të njëpasnjëshme nga Ministria e Shëndetsisë , të zbatonin rregullat Anti covid , që në fakt nuk ishin të lehta (imagjinoni mbajtjen e maskës për 6 orë edhe më shumë rresht) . Rreziku i infektimit të pnonjësve ishte , është , i lartë pasi edhe dinamika e shërbimit është e tillë . Transporti urban jo gjithmonë në paralel me oraret e kufizimit etj si këto patjetër që e vështirsuan të punuarit në këtë sektor.
Ndryshime të tjera erdhën në vëmëndje të tendencës konsumatore .
Fuqia blerëse pamvarsisht se e kufizuar , kërkesën e rriti si për nga oferta tregtare ashtu edhe kualiteti . Drejtuesit tregtarë të kompanive zotërues të rrjeteve ushqimore u vunë përballë sfidave të krijimit të stokut pa dëmtuar dhe prekur financiarisht kompanitë .
Shitjet ONLINE u kthyen në një zgjidhje të menjëhershme që për nga funksioni detyruan bordet të miratojnë struktura të reja për ofrimin e shërbimit . Mos harrojmë se Amazon këtë vit shtoi fitimet e veta në 200% !
Disa rrjete , përfshi edhe tonin , investuan në kanale televizive me qëllim dhënien e kurseve të gatimit përmes ekraneve . Gatimi në shtëpi u kthye në domosdoshmëri edhe për familjet e reja .
Megjithatë , thënë të gjithën më sipër , koha shpesh e ka treguar , e mbështes mendimin këtu edhe në tregun Europian , se përmes të tilla vështirsive rrjetet janë zhvilluar dhe njëkohësisht është rritur kërkesa për kualitet . I njëjti fenomen u pa edhe nëpër raftet e supermarkatave Shqiptare .
Klienti , i vendosur vetëm përballë një zgjedhjeje për t’u ushqyer , asaj përmes supermarketit , u bë më i vëmëndëshëm . Kërkoi produktin , kualitetin dhe çmimin . Kjo i dha një shtysë produktit të markës por edhe atij Shqiptar , që deri dje do të thosha ishte plotësisht i paragjykuar .
Nxiti Ne të kërkonim më shumë nga furnitorët/prodhuesit dhe natyrisht përmirsoi qasjen e markës . Dëshira e klientit për të provuar , eksploruar i dha rëndësinë e duhur supermarketit natyrisht edhe sfidën përmes konkurencës .
Niveli higjenës ishte gjithashtu përmes atyre që u përmirsuan krejt pa e kuptuar . Higjena , kryefjala për një kohë të gjatë e çdo mase në luftën kundra virusit padashje i detyroi kompanitë të angazhoheshin më shumë në këtë drejtim. U dezifektuan ambientet , edhe ato të magazinave , u pastruan raftet deri edhe produktet në to e të tjera të tilla që rritën ndjeshëm nivelin e pastërtisë nëpër pika shitje .

Pra , të nderuar miq dhe kolegë të rrjeteve ushqimore , është e qartë që ajo ç’ka vihet re është se sjellja konsumatore ka ndryshuar dhe vazhdon ende të ndryshojë në varësi të skajshmërisë së kësaj pandemie. Tashmë deri diku mund të thuhet se është e paparashikueshme , ashtu sikundër e përmëndëm edhe në fillim.
Dëndësia e lartë e aktivitetit të supermarketeve në muajt e parë pandemikë , duke filluar nga marsi , i vendosi të gjitha rrjetet në provën e të punuarit nën tension , nën përgjegjshmërinë e infektimit të punonjësve pamvarsisht se profesioni i tyre nuk ishte aspak i shenjtë sikundër u dallua ai i mjekut dhe askush nuk i quajti heronj , si edhe për rrjedhojë nën shtimin e kostove . Pra vit i vështirë sa s’ka më !
Por të jemi realist dhe të përpiqemi të shohim andej nga ndriçon atëherë nuk mund të mos ndjejmë se pandemia e detyroi klientin në një mënyrë ose tjetër të futej në supermarket dhe të transferonte të gjithë shpenzimin e tij për ushqimin në shtëpi. Kjo e njohu me supermarketin . I dha mundësinë rrjeteve Shqiptare , më shumë se atyre europiane , të prezantohen thellësisht me klientin duke e njohur atë me kapacitet e tyre . Shumë familje produktesh , si ato Biologjike ose pa Gluten u përdorën masivisht duke shtuar numrin e klientëve të tyre besnikë .
Pandemia me efektin që lë , me siguri ka përcaktuar për tani dhe kohët që do të vijnë trendin e ri të konsumit për ushqimet , dhe një gjë është qartë e dukshme, supermarketi është pjesë e këtij trendi .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb