Një mashkull simpatik mund të jetë një partner i mirë për një punë në skuadër, por kur vjen fjala për konkurrencë, kolegët preferojnë dikë që duket më pak simpatik. Studimi pretendon se meshkujt e pashëm marrin më pak oferta pune.

Ju mund të mendoni se burrat që duken mirë në pamjen e jashtme kanë çdo avantazh në jetë. Megjithatë mund ta keni gabim. Një studim i ri këshillon se të qenët i pashëm mund të mos funksionojë gjithnjë në favor të një burri – të paktën kur vjen fjala për karrierën.

Kërkimi pretendon se meshkujt e pashëm kanë më pak gjasa të fitojnë një punë në një vend pune ku ka konkurrencë sepse ata ‘kanosin’ shefat.

“Bukuria nuk është gjithnjë një avantazh”, thotë Marko Pitesa, një as.profesor në Universitetin e Merilendit. “Mund të kthehet në diçka jo të mirë, kur perceptohet si një kërcënim për të tjerët”.

Është interesante se në studimin e Pitesës, ishte tërheqja mashkullore në veçanti, në vend të bukurisë femërore, detaji që bëri diferencën. Nëse intervistuesi pritej që të punonte me kandidatin si pjesë e një skuadre, atëherë ai preferonte meshkujt e pashëm.

Megjithatë, nëse ai e shihte kandidatin si një konkurrent të mundshëm, intervistuesi e diskriminonte atë që ishte i pashëm dhe zgjidhte një person më pak tërheqës.

Në eksperimentin e parë, 241 të rriturve iu kërkua të vlerësojnë kandidatë imagjinarë të punës bazuar në kualifikime dhe eksperienca false, në një mjedis online.

Burrat vlerësuan burrat dhe femrat vlerësuan femrat. Intervistuesit u nxitën të mendojnë se kandidati mund të ishte ose një bashkëpunëtor ose një konkurrent dhe atyre iu dha një foto e gjeneruar nga kompjuteri për kandidatin që mund të ishte ose tërheqës ose jotërheqës.

“Disi tërheqës dhe mesatarë, ndoshta pak nën mesataren”, sqaron Pitesa – jo supermodelë.

Një eksperiment i dytë përfshiu 92 njerëz në një laborator. Atyre iu kërkua të vlerësonin konkurrentë të ardhshëm ose partnerë në një lojë me pyetje, bazuar në kredencialet që përfshinin përgjigje standarde dhe ata panë foto të ngjashme të tyret.

Mënyra e diskriminimit bazuar në interesin vetjak të perceptuar ishte e njëjta.

Një tjetër test u bë ku u përfshinë burra që intervistojnë gra dhe gratë që intervistojnë burrat. Ende pati një preferencë për të bashkëpunuar me burra tërheqës dhe për të konkurruar kundër burrave jotërheqës.

Një eksperiment përfundimtar përdori foto të studentëve realë të Shkollës Europiane së Biznesit, të vlerësuar nga tërheqja dhe rezultatet ishin të njëjta.

Përfundimi tregon se intervistuesit nuk ishin të verbuar nga bukuria dhe në vend të kësaj llogaritën se cili kandidat do të shtynte përpara karrierën e tyre. “Perspektiva dominante në shkencat sociale për disa dekada ka qenë se paragjykimet dhe diskriminimi shkaktohen nga paragjykime të paarsyetuara”,- thotë Pitesa.

“Shpjegimi në këtë rast është i thjeshtë, burrat simpatikë duket më kompetentë, ndaj është më e arsyeshme të mendosh që ata diskriminohen në vendin e punës”.

Në një nivel më të thellë, sjellja mbetet irracionale, meqenëse nuk ka prova për një lidhje ekzistente mes pamjes dhe konkurrencës.

Çfarë e bën bukurinë?

Në një eksperiment, 241 të rriturve iu kërkua të vlerësojnë kandidatë imagjinarë të punës bazuar në kualifikime dhe eksperienca false

Shpjegimi është i thjeshtë, burrat simpatikë duken më kompetentë, ndaj është më e arsyeshme të mendosh që ata diskriminohen në vendin e punës

Prej shumë kohësh është menduar se tiparet simetrike të fytyrës janë një shenjë e të qenët më tërheqës, duke sinjalizuar shëndetin e mirë të dikujt. Por një kërkim i ri ka zbuluar se bukuria e vërtetë është sipërfaqësore dhe nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen nga sëmundja. Një studim i rreth 5000 adoleshentëve britanikë zbuloi se ata që kishin tipare simetrike – që shumë persona i konsiderojnë tërheqës – kishin po aq gjasa të sëmureshin sesa ata që nuk kishin fytyra simetrike.

Kërkimi hedh poshtë zbulimet e mëparshme që sugjerojnë se kishte më pak sëmundje tek ata që janë fizikisht më të dëshirueshëm. Simetria perfekte e fytyrës prej kohësh është lidhur me të qenët tërheqës. Gjithashtu mendohet të jetë pas psikologjisë njerëzore të zgjedhjes së një partneri, sepse sinjalizon shëndet të mirë.

Një skuadër e drejtuar nga Nicholas Pound, nga Universiteti Brunel, përdori skanime 3D të fytyrave të 15-vjeçarëve që morën pjesë në studim për të krahasuar tiparet e tyre me sëmundjen teksa rriteshin. Ata nuk gjetën lidhje midis normës së 16 infeksioneve dhe pamjes së një personi.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: