Artisti dhe shkrimtari i mirënjohur Maks Velo i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 publikoi për herë të parë dosjen e tij, të cilën ka pak kohë që e ka marrë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit.

Velo tregoi për takimin e parë me Fatos Lubonjën dhe gjestin e tij heroik në burg duke refuzuar punën si skllav, shkruan BalkanWeb

“Me Fatosin jemi takuar për herë të parë në autobus, po shkonim për në Spaç. Shkuam deri atje, pastaj Fatosi ishte atje për disa kohë dhe e çuan në  Burrel. Gjatë asaj kohe ishte një nga miqtë e mi më të mirë, por ka kohë që nuk kemi marrëdhënie të ngrohta, por do të them të vërtetën.

Kur isha në Spaç nuk kam parë një qëndrim të tillë si i Lubonjës, ishte qëndrim heroik dhe me shumë risk. Sepse Fatosi tha: Unë nuk shkoj në punë, se jam dënuar me heqje lirie, jo me punë si skllav. Kjo ishte e rëndë për sistemin. Ishte i pari Fatosi që e tha këtë dhe për muaj të tërë i qëndroi, pavarësisht se e fusnin në birucë, e linin një muaj e nxirrnin ai akoma vazhdonte. Ai ishte person heroik, unë nuk jam i tillë,” tha Velo.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb