Aktivisti Adriatik Lapaj e cilëson si një “gjenocid” faktin që specializantët e mjekësisë në vendin tonë, nuk paguhen. I ftuar në “Open”, ai shprehet se një nga arsyet se përse mjekët dhe infermierët largohen nga vendi jonë, është pikërisht edhe ky fakt.

“Është një temë që duhet ulëritur, por me këtë panel që ke ti, jam i detyruar të mbaj ton të ulët, por faktet do t’i them. Ne e kemi të sëmurë sistemin e shëndetësisë. Mjekët specializantë janë pa rrogë. Ky është gjenocid. Në një vend normal, punon 8 orë në një spital dhe nuk merr asnjë qindarkë? Po si mundet? Si mund t’i thuash një kryefamiljari, shko specializohu dhe të mos e paguash asnjë lek?! Si të mos ikë ai. Si jetojnë këta njerëz?!

Mjekët nuk kanë siguracione të rrezikut të ushtrimit të profesionit. Kontrata të njëanshme që lidhen, kryesisht për mjekët e rinj dhe mjekë familjeje, që në kontratë kanë vetëm detyrime dhe jo të drejta.

Lista e barnave të rimbursueshme është e plotësuar me barna të dorës së tretë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb