Pasi janë lënë pas 100 ditët e para të agresionit rus, të shumta kanë qenë gjestet të cilat tregojnë se populli ukrainas është me moral të fortë dhe nuk mposhtet kollaj.

Një gjest simbol ka qenë edhe ai i ndërmarrë nga disa maturantë të qytetit të Kharkivit.

Në videon e shpërndarë nga media ukrainas Ukrainska Prava në llogarinë në Twitter, shihen disa maturantë të cilët po kërcejnë valsin e lamtumirës përpara rrënojave të asaj që dikur ishte shkolla e tyre.

Si pasojë e bombardimeve të trupave ruse, ndërtesa e shkollës ka ngelur vetëm një gërmadhë, por kjo nuk i ka ndaluar nxënësit e shkollës të bëjmë një demonstrim që i lartëson mbi agresorët.

“Në shkollat e Ukrainës, maturantët tradicionalisht vallëzojnë valsin pranë shkollës, ndërsa zilja e shkollës dëgjohet për herë të fundit. Kjo traditë është ndërprerë këtë vit për shkak të luftës”, shkruan e përditshmja ukrainase Pravda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb