Në Kinë administrata Kombëtare e Turizmit ka parashikuar se afërsisht 1/10 e popullsisë së vendit do të udhëtojë gjatë pushimit tre ditor me rastit të festës së 1 majit që fillon të shtunën dhe mbaron ditën e hënë sipas ritualeve kineze. Numri i turistëve pritet ti kalojë 130 milionë, shifër kjo rreth 11% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga analizat e bëra parashikohet se turistët kinezë do të shpenzojnë mbi 11 miliardë dollar gjatë 3 ditëve të pushimit. Pothuajse mbi 1 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2016 nga ku kishin shpezuar rreth 10 miliardë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: