Mund të duket si një iluzion optik. Por kjo është një kafene e vërtetë në Korenë e Jugut, e krijuar me mjeshtëri për t’u dhënë klientëve përshtypjen sikur janë brenda një karikature.

‘Cafe Yeonnam-dong’ në Seul u hap vitin e kaluar dhe çdo gjë brenda nga dekori tek mobilimin deri tek enët janë në ngjyrë bardhë e zi.

Pronari Eunjin Lee tha për MailOnline Travel: “Ne krijuam kafenenë sepse nuk kishte diçka të tillë në Kore, apo edhe në botë. Ne u përpoqëm të bënim një koncept shumë të veçantë. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm këtë stil. ‘

Kafene është veçanërisht popullore tek të rinjtë që dëshirojnë të realizojnë foto në ‘kafenenë karikaturë’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: