Identifikimi elektronik, pajisia e cila do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të jetë prezente në çdo qendër votimi, operon në një mënyrë shumë të thjeshtë, por tejet precize. Përmes hardware-ve dhe software-ve të dedikuar, pajisja ndihmon në çdo hap të procesit zgjedhor, për të mundësuar siguri të plotë për votën e çdo qytetari.

Por, si funksionon identifikimi elektronik i zgjedhësve? Përmes dy hapave të thjeshtë!
Procesi nis me leximin e dokumentit të identifikimit (pasaportë/ kartë identiteti) dhe shfaq të dhënat e qytetarëve, fotot dhe qendrën e votimit ku ata janë regjistruar për të votuar.
Pas verifikimit, qytetarët do të nënshkruajnë me shenjën e gishtit.

Identifikimi elektronik lejon votimin vetëm në qendrën ku është kryer regjistrimi. Ajo verifikon dhe dokumenton me përpikmëri tentativat për votim të dyfishtë, ndaj, kushdo që do të tentojë të kryejë shkelje, do të dënohet sipas ligjit në fuqi.
Përmes identifikimit elektronik, e drejta e votës do të ushtrohet me siguri dhe transparencë të plotë, në çdo qendër votimi, në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb