GJERMANI

Këto fotografi të rralla tregojnë Adolf Hitlerin kur ai u ngjit në pushtet, duke mbledhur rreth vetes ndjekës besnikë nazistë. Këto janë imazhe të arkivistit Richard Schneider.

Imazhet janë pjesë e një trofeu prej 41 000 fotografish ë mbahen në Arkivat Kombëtare të SHBA-ve, raporton “The Sun”.

Këto fotografi tregojnë edhe entuziazmin e madh të ushtarëve nazistë gjermanë. Ata besonin realisht te nazizmi, i cili pati nisur në mesin e një krize të thellë ekonomike të Gjermanisë të asaj kohe.

Një tjetër imazh tregon Hitlerin duke u fotografuar me pjesëtarë të grupit të Rajhut të Tretë, duke përfshirë edhe ministrin e tij të propagandës, Joseph Goebbels.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu në imazhe paraqitet Rudolf Hess, i cili ishte Zëvendës Fuhrer i Hitlerit derisa shkoi në Skoci më 1941, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje me Britaninë.

Ai u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb