SHKUP- Trupëroja e ish-kryeministrit Emil Dimitriev nga marsi deri në muajin maj ka harxhuar mbi 7.200 euro vetëm për ushqime, dreka e darka.

Bëhet fjalë për Marjan Milloshevski, që është evidentuar si trupëroje e ish-kryeministrit, i cili ka harxhuar qindra mijëra denarë nëpër restorante brenda një dite, shkruajnë mediat në Maqedoni.

Milloshevski siç mësohet ka qenë shofer i Dimitrievit, ndërsa është i njohur si njeri shumë i afërt i Nikolla Gruevskit.

Ai çdo ditë ka përpiluar fatura, dhe i ka dërguar në Qeveri. Sipas dokumentacionit të zbardhur, 28 mijë denarë apo 460 euro për çdo ditë është përgatitur nga një faturë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb