Gazetarja e ‘New24’, Dorjana Bezat, e cila udhëtoi sot drejt fshatit Kune Vain në Ishullin e Lezhës, ka komentuar ngjarjen e rëndë ku gjatë një aksioni policor mbeti i vrarë efektivi Saimir Hoxha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Bezat, tregon se 44-vjeçari shërbeu si oficer i policisë gjyqësore, polic rrugor e oficer krimesh.

Bezat shkruan më tej se efektivi pёrgjegjёsinё ndaj detyrёs nuk e tregoi vetёm sot ku la frymёn e fundit por edhe mё herёt kur u plagos nё shёrbim duke kryer detyrёn, më 2017-ën. Kujtojmë se pas një aksioni antikanabis, efektivi i policisë u qëllua me dy plumba nga 21-vjeçari Aldi Rama dhe për pasojë humbi jetën pasi një prej të shtënave e kapi në zemër.

REAGIMI I BEZATIT
Pёr Saimirin…

Pёrpara se tё kriste pistoleta TT nё Kune Vain rreth orёs 10.30 tё kёsaj tё marte, Saimirin nuk e njihnin shumё njerёz. As unё. Ai ishte njё nga mijёra punonjёs policie qё i shёrbenin vendit nё heshtje. Megjithse prej vitesh i ishte mohuar rritja nё gradё, ai sёrish shёrbente ku e caktonin, nё Kukёs, nё Lezhё e kudo. Shёrbeu si oficer i policisё gjyqёsore, polic rrugor e oficer krimesh. I rritur nga dy prindёr mёsues nёnkomisar Saimir Hoxha mёsoi tё ishte i ndershёm. Pёrgjegjёsinё ndaj detyrёs nuk e tregoi vetёm sot ku la frymёn e fundit por edhe mё herёt kur u plagos nё shёrbim duke kryer detyrёn. Nё vitin 2007 teksa ishte oficer i policisё rrugore dhe shoqёronte kryetaren e parlamentit tё asaj kohe Jozefina Topalli, nё aksin Milot-Shkodёr, ai shmangu njё pёrplasje. Një makinë po vinte në drejtim të mjetit ku po udhëtonte kryetarja e parlamentit dhe Saimiri e shmangu këtë incident duke I dalё me mjetin e tij para. Pas përplasjes makina e Saimirit përfundoi në kanal dhe ai u plagos.
Saimiri nuk punonte pёr lavdi.
Edhe sot e nisi ditёn hetёt, asgjesoi 110 rrёnjё kanabis e teksa po kthehej nё komisariat pa makinёn e volsëagen dhe instikti i policit I tregoi se aty diҫka nuk shkonte.
Aty ishte njё 21 vjeҫar qё pa njohur ҫ’ёshtё shkolla kishte njohur burgun. Pa bёrё njё punё nё jetёn e vet mbushte xhepat me drogё dhe helmonte bashkёmoshatarёt. I rritur me idhuj “Toto Rina” lunate mafjozash me jetёn. Qёlloi drejt nёnkomisarit dhe i mori jetёn. Dy fёmijёt e Saimirit nuk do ta shohin mё babin.
E di ҫfarё jetё tё pret kur luan mafjozash?! Aldi Rama u end shkurreve pёr 6 orё e kur u zu si miu nё ҫark pranё njё kanali qёlloi dhe plumbi kapi cepin e ballit tё tij. Mes jetёs e vdekjes u gjet nё kanal disa minuta pas tё shtёnёs nga kolegё tё Saimirit qё e ҫuan nё spital.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: