Fanella e veshur nga Maradona në Botërorin e vitit 1986 ku argjentinasi shënoi goli e famshëm të “Dorës së Zotit” vazhdon te mbetet ende objekt diskutimi, sidomos pas shitjes së saj në ankand për një shumë rekord prej 7 milionë paund.

I fundit që ka reaguar lidhur me këtë fanellë legjendare ka qenë mbrojtësi i Anglisë, Terri Fenuik i cili kishte detyrën të markonte Maradonën në ndeshjen e famshme të Botërorit. Fenuik ka treguar  se kjo fanellë ju ofrua atij nga ylli argjentinas pas ndeshjes, por ai e refuzoi.

“Ishim shumë të inatosur pas ndeshje për shkak se pamjet e golit të shënuar me dorë ishin kudo rreth nesh në ekranet e stadiumit dhe nuk kishim asgjë çfarë mund të bënim për të ndryshuar atë vendim.

Ishim eliminuar për shkak të një goli me dorë. Maradona në përfundim të takimit u kthye nga unë dhe më ofroi fanellën e tij, unë isha shumë i mërzitur dhe e refuzova. Kur shoh vlerën e cila ajo fanellë është shitur, tani kam kuptuar që ai gabim më ka kushtuar 7 milionë paund”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb