TIRANE– Aktorja Marjana Kondi ka reaguar pas lajmit që publikoi ‘BalkanWeb’ lidhur me një debat që ajo zhvilloi me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kondi ka sqaruar sherrin dhe nuk ka kursyer akuzat për Kumbaron.

Sipas aktores ministrja të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën, ndërsa thekson se mes tyre nuk ka pasur përplasje fizike.

REAGIMI I KONDIT
Njëherësh me urimin për Festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë do doja të bëja dhe një sqarim publik për një lajm në portalin Ballkanëeb lidhur me Ministren e (pa) Kulturës.
Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për “zonjën” që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.
Njëherësh dua të bëj me dije se nuk ka pasur dhe nuk e çoj ndërmend
një konflikt fizik me të dhe askënd tjetër (levat e saj)…

SHERRI
Sherri mes Marjana Kondit dhe ministres Mirela Kumbaro ndodhi ditën e djeshme pas takimit që kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi me një grup të aktorëve ku në fokus ishte Teatri Kombëtar.
Aktorja në një sms të siguruar nga “BalkanËeb” tregon se gjithçka ka ndodhur kur ministrja i afrohet për t’i dhënë dorën, duke iu drejtuar me emrin e gabuar, “Si je Marjeta?”, ndërsa Marjana ia kthen: “Hë mi Hajrie”, mëso emrat e punonjësve të tu një herë, debile, plehrë!”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb