Rikthehet sot podcasti i Kryeministrit Edi Rama, i cili ka si të ftuarën e parë të sezonit e pestë ka zgjedhur kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu.

Manastirliu ka rrëfyer mënyrën se si ka reaguar familja e saj lajmin për kandidimin.

“Altea më tha: Si ka mundësi që nuk të pyeti, Emil më tha: Nuk ke çfarë t’i bësh tani, do ta bësh edhe këtë gjë.
Ermali ishte i vetmi që ndryshe nga herët e tjera nuk më shkroi direkt, por më pas patëm një bisedë të gjatë”, tha ajo.

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se arsyeja se përse nuk ia ka thënë më parë lajmin se sa ta dëgjonte live në Asamblenë e Partisë Socialiste.

“Nuk ka njeri perfekt edhe ai ka difektet e veta”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb