Avokati Gentjan Rumano teksa iu bashkua reagimeve për ngjarjet që tronditën Tiranën, ku 40-vjeçari Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, theksoi se ky person ka arritur të përfitojë nga dispozitat ligjore që ka shpëtuar nga burgu përjetë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Rumano theksoi se një dhunues përsëritës maksimumi duhet të dënohet me 5 vite, aq sa e përcakton maksimalisht ligji për këto vepra penale.

“Ka arritur që të përfitoj nga dispozitat ligjore. Ne juristët bërtasim për këtë punë, ku veprat që janë me rrezikshmëri të lartë për njeriun, automatikisht duhet të përjashtohen nga përfitimi i këtij instituti i të drejtës penale, që është gjykimi i shkurtuar. Një dhunues përsëritës nuk mund të dhunohet minimalisht, por 5 vite burg për dhunë në familje, kjo është maksimalja. Duhen parë rrethanat. Personi në fjalë duhet të ishte dënuar me burg të përjetshëm, por është dënuar me minimumin e dënimit. Gjykata e ka konsideruar si dënim të ashpër, por jo, që 16 vite ishin të mjaftueshëm. Duhet t’i referohemi dhe rrethanave se si ka ndodhur dhuna në familje. S’e miratoj dënimin me 8 muaj.”, tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb