Ajo është zyrtarisht më e madhe se Ariana Grande dhe Rihanna, pa përmendur Beyonce dhe Taylor Swift.
Ylli në ngjitje i pop-it britanik Dua Lipa sapo është quajtur gruaja më e transmetuar e vitit 2017 në Britani të Madhe, sipas shifrave të fundvitit të Spotify, një arritje që e bën këngën e saj numër 1 “New Rules” një titull të gjetur mirë. Artistët e rinj solo femra kanë luftuar për të kaluar këtë vit, por Lipa, në moshën 22-vjeçare, tashmë është duke u parë si një zë i vërtetë i gruas së re britanike: e pavarur, e ftohtë dhe në komandë të seksualitetit të saj.

Lipa u rrit në Britani të Madhe, por në moshën 13 vjeç u zhvendos me prindërit e saj shqiptarë në shtëpinë e tyre të mëparshme në Kosovë. Dy vjet më vonë, ajo u kthye vetëm në Londër për të ndjekur muzikën, dhe filloi të postonte mbulime këngësh online.

Ajo nënshkroi me Warner Bros dhe këngët e saj origjinale shpejt patën një impakt. Debutimi i vetëm i “Be The One” arriti numrin 9 dy vjet më parë, duke nisur një sërë hitesh ari dhe platini që kulmuan me tre top-15 në shkurt.

“Ajo e bëri atë të duket si këngëtarja më në kërkim e momentit”,” thotë eksperti i listës, James Masterton. “Nuk është rastësi që publikimi i saj i ardhshëm të jetë më i madhi i saj.” Lipa më pas nxori “New Rules” që ashtu si edhe këngëtarja u ngjit dalë ngadalë në krye të klasifikimeve të charteve ndërkombëtare.

Lipa gjithmonë ka folur me guxim për feminizmin dhe rëndësinë e rritjes së fanseve të saj femra, pikëpamje që kanë ndikuar në punën e saj. Dhe “Neë Rules” është himni i saj, duke ofruar një plan veprimi për këdo që është i tunduar për të rindezur gjërat me ‘një ish’ të dyshimtë. Ajo arrin kulmin në rreshtin e fundit: “Nëse jeni nën të, ju nuk po e kapni atë”. Video e çoi më tej idenë e solidaritetit femëror.

Deri më tani, videoja ka pasur 746 milion shikime, duke u renditur në mesin e videove më të mira të UK në YouTube të vitit 2017. Para se statistikat e transmetimit të kontribuonin në listat e renditjes, këngët arrinin majën dhe më pas binin. Tani ato në masë të madhe fillojnë ulët dhe arrijnë kulmin më vonë, duke e bërë më të vështirë për të zbuluar një këngë të vërtetë të verës- e quajti atë ngrohjen globale e popit. Por “New rules” e arriti atë. Filmimi i turmës së skenës së Glastonbury-t, John Peel, duke kënduar çdo fjalë të “Be The One”, u bë gjithashtu viral.

Albumet e muzikës pop mund të konsiderohen ndonjëherë si gjë e lehtë, dhe fakti që debutimi i Lipës u shty, u duk shenjë e keqe. Megjithatë shitjet mbetet të qëndrueshme, duke arritur në 1.2 milion në mbarë botën, një shifër jashtëzkonisht e lart ditët e sotme. Kreu i kompanisë së Chart-eve, Martin Talbot, thotë se shitjet e shumta kanë treguar që Lipa është një njeri shumë popullor.

Suksesi i Dua Lipas është një leksion për mos dorëzimin e telenteve në vend që të heqin dorë pas një dështimi. Viti 2018 do të sjellë një tjetër këngë single nga Dua Lipa,  e cila besohet të jetë më tërheqëse se “Neë Rules”. Por sa më shumë këngë të mira të bësh dhe pritshmëritë rriten, ekziston rreziku i zhgënjimit. “Nuk ka qenë kurrë një problem të motivosh Duan,” insiston menaxheri e saj Ben Mavson. “Ajo është e lumtur me suksesin e saj, por është akoma më e vendosur për ta vazhduar atë në vitin 2018”.

Dhe impakti që ajo po lë me punën e saj nuk mund të ekzagjerohet. Nëse Duas iu deshën dy vite për të arritur këtu, të njëjtën gjë mund të bëjnë shumë të rinj. Edhe vetë “Neë Rules” rregullat e reja janë bërë për t’u thyer.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: