Shenjat paralajmëruese na komunikojnë mesazhe sa të çkodueshme po aq edhe të mistershme. Olta Canka, gjatë një interviste për emisionin “Vila24” i moderuar nga Brunilda Lahe në TV “News24” tha se çdokujt i jepen shenja në forma të ndryshme dhe ato përsëriten shpesh duke u përpjekur të na komunikojnë mesazhe apo të na paralajmërojnë për ngjarje që na presin.

Vetë Olta tregon një përvojë që ka patur me një person shumë të afërt që para se të ndërronte jetë, asaj i është komunikuar i gjithë skenari.
Olta nuk ka dashur t’i pranojë shenjat dhe nuk ka kuptuar drejt çfarë po i thuhej pikërisht në endrrën që pa 40 ditë para se gjithçka të ndodhte.
Canka thotë se për të kuptuar drejt shenjat duhet të rrisin vigjilencën dhe intuita jonë do na ndihmojë të deskriptojmë drejt çdo detaj.

Sipas Cankës, burimi kryesor i këtyre shenjave është Zoti dhe besimi tek ai do na e lehtësonte komunikimin, sikurse pranon se disa mesazhe janë të destinuara të mos kuptohen qartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: