Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese u diskutua paketa fiskale e projektbuxhetit për vitin 2023. Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli tha se dyfishimi i akcizës vjen në një kohë krize.

“Në kundërshtim me të gjithë politikat e be hoqët fasha mbi 200 mijë dhe nën 200 mijë litra. Është fashë që e kemi marrë në Komitetin Europian. Në kushtet e kësaj krize të madhe ekonomike mbivendoset një krizë e dyfishimit të akcizës, sigurisht ngritja e kësaj takse, prevalon niveli i evazionit dhe jo të kundërtën që mund të pretendohet nga disa ligjvënës. Si ka mundësi që gjithë këto investime që janë bërë do të hidhen poshtë?”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb