Një zbulim i madh shkencor mund të shpëtojë qindra jetë duke u mundësuar spitaleve ruajtjen e organeve për transplant. Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të ‘ngrohin’ valvulat e zemrës. Ky zbulim mund të çojë në krijimin e një “banke organesh”, brenda dekadës. Pacientët që kanë nevojë për transplant shpesh vdesin pa e marrë organin e ri, pasi ambulancat nuk arrijnë tek ata me organe të cilat mund të mbahen në akull, për shumë orë.
Vlerësohet se rreth dy të tretat e zemrave dhe mushkërive “humbasin” çdo vit nëpër botë. Por hulumtuesit në Universitetin e Minnesotas, në SHBA, mund ta kenë zgjidhur problemin pas “ringrohjes” së valvuleve të zemrës dhe indeve të një kafshe. Udhëheqësi i studimit, Dr. John Bischof tha: “Kjo është hera e parë që dikush ka arritur në këtë shkallë të lartë të sistemit biologjik dhe të ketë rezultuar i suksesshëm, shpejt dhe mirë, duke ngrohur organet e ruajtura pa shkaktuar ndonjë dëm në to”. Shkencëtarët thonë se shpresojnë që me këtë teknikë do të mund të ruhen zemra dhe veshkat e njeriut.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb