Hidratimi është rregulli i parë i bukurisë, brenda dhe jashtë: ja udhërrëfyesi që ju mban të rinj dhe të freskët si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht

Trupi njerëzor, në pjesën më të madhe të tij, përbëhet nga uji: deri në 75-80% te të sapolindurit, ndërsa përmbajtja e tij ka tendencë të ulet me kalimin e moshës.

Në fakt, te një mashkull i rritur, përqindja e ujit e gjendur në organizëm është rreth 60% dhe 55% në rastin e një femre. Mbajtja e duhur e hidratimit, pirja më e shumtë e ujit, ngrënia e ushqimeve të duhura dhe bërja e banjave rigjeneruese e bën lëkurën më të lëmuar dhe të shkëlqyeshme, përmirëson problemet e mbajtjes së ujit dhe ka efekte pozitive në metabolizëm.

Zbuloni udhërrëfyesin e përditshëm për një kurë bukurie me bazë ujin.

Sapo zgjoheni

Gjatë natës, organizmi humb kripëra minerale të rëndësishme, ja sepse në mëngjes është mirë të kultivoni zakonin e mirë të një gote me ujë sapo zgjoheni. Me stomakun bosh kjo gjë do ta bënte edhe më mirë efektin për një mirëfunksionim të zorrëve.

Metabolizmi në formë

A e dini se uji mund të jetë një ndihmë për këdo që ndjek një dietë dobësuese? Sipas disa studimeve, pirja e ujit ka efekte pozitive në metabolizëm dhe e ndihmon trupin të eliminojë toksinat.

Ushqime? Po!

Mos harroni se çdo ushqim shfaq një përmbajtje pak a shumë të lartë të ujit. Por cilat janë ushqimet që duhen privilegjuar? Preferoni sallatat e perimeve dhe frutave, edhe në versionin e shtrydhur.

Ilaçe natyrale

Një zakon i mirë që duhet të ndiqni është pirja e vazhdueshme e ujit edhe gjatë kohës kur jeni në punë, në mënyrë që të merrni kripërat minerale të nevojshme, kështu do të luftoni simptomat e lodhjes dhe do të eliminoni dhembjen e kokës. Pirja e ujit është një strategji tepër e mirë, edhe në rastin kur gjendeni në një ambient me pak ajër.

Përpara vakteve

Sipas të dhënave të një sondazhi të kryer në Gjermani, pirja e disa gotave ujë përpara vakteve, kontribuon pozitivisht në procesin e dobësimit dhe favorizon ndjesinë e ngopjes. Përse mos ta provoni? Për kënaqësi mund t’i shtoni një lugë uthull: sipas studimeve, kjo gjë ka një efekt detoksifikues dhe ndihmon këdo që është në dietë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: