Bashkëshortja e liderit të opozitës shqiptare Lulzim Basha, Aurela Basha i është përgjigjur pyetjes së bërë nga një qytetar.

Qytetari me emrin Nardi Haxhiu e pyet Aurela Bashën sesi ndihet që është gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike, ndërsa bashkëshortja e liderit të PD-së nuk ka përtuar t’i përgjigjet shtetasit në fjalë.

  • foto galeri

Qytetari Nardi Haxhiu: Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike?

Bashkëshortja e liderit demokrat, Aurela Basha: Duket se nuk e njeh. Më vjen keq për ty. Unë ndihem super, sepse ai ka fituar si askush tjetër, beteja të paimagjinueshme për PD-në.

Në vitin 2005 mundi Ben Ahmetajn, në një zonë që nuk kishte votuar kurrë PD-në. më 2009 fitoi Elbasanin, në 2011 mori 50 mijë vota më shumë për PD-në në Tiranë dhe mundi Ramën, më 2016 fitoi betejën për dekriminalizimin etj etj etj.

Ka bërë edhe opozitën më të fortë, duke pasur të gjithë kundër. Po deshe më, më thuaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb