Krimi brenda familjes tronditi këtë të premte Gramshin. 80-vjeçari Xhevit Sinani ka vrarë me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani 72-vjeçe dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani 72-vjeç.

Ndërkohë policia ka ndaluar autorin, ndërsa janë marrë në pyetje edhe familjarë të autorit të cilët janë shprehur të tronditur dhe se nuk kanë dijeni se çfarë mund ta ketë çuar 80-vjeçari të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

“Autori i krimi fillimisht ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka shkuar drejt banesës së vëllait, është afruar, vëllai i tij ndodhej në oborr më pas e ka vrarë duke  e lënë të vdekur Shaqir Sinani. Familjarët pas krimit kanë njoftuar policinë, ku është bërë e mundur edhe ndalimi i autorit. Sipas burimeve policore dyshohet se 80-vjeçari vuan nga depresioni, por ky informacion nuk është konfirmuar. Familjarë të 72-vjeçarit Shaqir Sinani, autorit të krimit dhe bashkëshortes kanë dhënë dëshminë e tyre dhe janë shprehur të tronditur, dhe se nuk  e dinë arsyen e këtij krimi të rëndë”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Vrasja Ne Gramsh Xhevit Sinani
(Vrasja në Gramsh, autori Xhevit Sinani)

(Ballkan)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: