Angela Martini ka festuar ditëlindjen e 35-të, ndërsa bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, është kujdesur që gjithçka të jetë përrallore.
Ditë më parë, ‘manjati’ rumun befasoi modelen shqiptare duke përgatitur një dekor të veçantë të punuar me lule, teksa bukuroshja dukej mahnitshme me fustan.

Ylli nga Shkodra që jeton dhe punon në Amerikë ka përjetuar një tjetër befasi, kësaj radhe në Venecia të Italisë. Savulescu kishte përgatitur gjithçka si në filma: Udhëtimi me barkë, teatër, muzikë, opera…

“Nuk e kisha idenë se gjithçka ishte vënë në skenë posaçërisht për mua! Kur dëgjova këngën e ‘Coldplay’ po mendoja – Uau, kjo është kaq bukur! – duke mos e pasur idenë që gjithçka ishte për mua! Më pas, kënga e ditëlindjes së operës më pushtoi!”, ka shkruar Martini në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Angela dhe Savulescu ndryshe u martuan në dhjetor të vitit 2017 në një ceremoni private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa janë tepërt të afërt dhe shpesh publikojnë pjesë të aktivitetit të tyre ditor në rrjete sociale


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: