Të bllokuar në aeroport, pa pasur mundësi të udhëtojnë drejt vendit të tyre. Duket si historia e filmit “Terminal” me protagonist Tom Hanks, por në të vërtetë është duke ndodhur në Frankfurt të Gjermanisë. Tre futbollistët argjentinas Leonardo Gil, Sergio Vittor dhe Cristian Guanca ishin tranzit nga Arabia Saudite ku luajnë drejt Argjentinës, por u bllokuan në aeroportin gjerman për shkak të masave të marra kundër përhapjes së Coronavirus.

5,w=1280,c=0.bild
5,w=1280,c=0.bild

Prej pesë ditësh ata qëndrojnë në terminalin kryesor pa asnjë shpresë për të udhëtuar, të paktën për momentin. Kjo aventurë është një dramë për Guanca, pasi me të udhëtonin bashkëshortja, dy vajzat 6 dhe 7 vjeç si dhe mamaja e tij. “Ajo konsiderohet si grup I rrezikuar, ndërsa me fëmijët mundohemitë luajmë për të kaluar kohën”, tregon futbollisti. Jo gjithmonë, gjejnë vend në hotelin e aeroportit dhe për këtë duhet të flenë në terminal, ndërsa për t’u ushqyer ndihmohen nga personeli. Duhet t’i falnderojmë të gjithë”, thotë Gil, që nënvizon se është e pamundur që kjo aventurë e hidhur të zgjasë akoma më shumë për ta dhe udhëtarët e tjerë të bllokuar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb