Inter nuk ndalet as në vitin e ri, duke I shtuar fitoren e tetë radhazi serisë pozitive, që i kujton zikaltërve vitin e “tripletës”, por edhe atë të titullit të fituar me Roberto Mancini në pankinë. Pikërisht, kjo ecuri, por edhe triumfi 6-2 kundër Crotone në sfidën e parë për 2021 konfirmon skuadrën e Antonio Conte favorite në këtë edicion të Serie A. Ekipi i plotë dhe fakti që nuk luan në Europë si rivalët e tjerë kryesorë I rrisin ndjeshëm kuotat e interistëve, që mund të shpëtojnë sezonin vetëm duke fituar “scudetto”.

Img 20210104 140051 Scaled
Img 20210104 140051 Scaled

Këtë e di mirë Conte, por edhe drejtuesit e klubit që kërkojnë të vendosin në dispozicion të teknikut të tjerë futbollistë për të përmbushur me sukses misionin e vështirë. Emrat që qarkullojnë në merkato janë të shumtë, por në krye të listës së Interit janë Rodrigo De Paul dhe Papu Gomez. Por për të arritur te dy argjentinasit, zikaltërit duhet që në fillim të lirohen nga Eriksen dhe Vecino.

Infortunio Lukaku
Infortunio Lukaku

Merkato e dimrit ka nisur zyrtarisht sot dhe deri në fundin saj ka kohë. Për momentin, tek Inter duhet të shqetësohen për Romelu Lukaku. Sulmuesi doli I dëmtuar nga ndeshja kundër Crotone dhe për t;u mësuar mbetet koha që do t’i duhet për t’u rikuperuar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: