NGA: Shkëlzen Henkoja/Aurora Golemi
SKRAPAR- Fshatrat e njësisë administrativë Konak prej vitesh vuajnë braktisjen nga institucionet e shtetit. Banoret këtu përjetojnë të njëjtat vështirësi, mungojnë shërbimet me te domosdoshme: rrugët, shërbimi urban, furnizimi me ujë, shërbimi mjekësor, shkollat 9-vjeçare. Fshatrat e kësaj zone lëngojnë ne harrese dhe varfëri e thonë se nuk besojnë se investimet do vijnë ndonjëherë tek ta. Shtigjet e hapura kalohen mundimshëm me traktorë, apo me kafshe. Edhe nuset këtu largohen nga shtëpitë hipur mbi kale.
“Nuset ikin si ne mesjeta me kalë se nuk rruge” shprehen banorët.

Ndaj ne këtë njësi te 12 fshatrat dita dites po shkatërrohen po braktisen, kane mbetur pak familje kryesisht me te moshuar. Aq e vështirë është ne këto zona jetesa sa për një injeksion te thjeshte banoret shpenzojnë deri ne 70 mije leke për te udhëtuar ne Skrapar. Ndërkohë një infermier nuk i mbulon dot kërkesat.

Te tingëllon një realitet absurd kur shprehen se një pako kafe apo oriz shkojnë ne qytet për ta blere.
Ne njësinë administrative Konak gjendet vetëm një dyqan me ushqimet me bazike. Banoreve të fshatrave Zhep, Corrotate, Dobrenje, Rromas, Trebel i’u duhet të bëjnë tre ore ecje me këmbe për te arritur ne qendrën e Konakut për te përmbushur nevojat shtëpiake.

Shkollat me 9 klase këtu nuk ekzistojnë, pas klasës se 5 fëmijët akomodohen neper konvikte ne qytetet rrotull. Ata me te vegjëli e marrin rrugën me këmbe për të shkuar ne shkolle ecin deri 2 ore. Këtu jetohet vetëm me blegtori, dhe pak bujqësi, edhe kjo si zgjidhje e imponuar nga halli për te mbajtur frymën gjalle këtu mes malesh. Pasi i braktisi shteti, këto fshatra po i braktisin edhe vetë banorët e tyre. Zyrtaret vijnë e kërkojnë vota bëjnë premtimet e radhës por fjalët mbeten fjale…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb