Si do nisë java e tretë e muajit shkurt për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë punë? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar se si do shkojë java juaj. Parashikimi(19/02/18-25/02/18)

DASHI
I dashur Dash, kjo javë do të fillojë më shumë dinamizëm me Hënën qe lëviz në shenjën tuaj, duke ju ndihmuar për të sqaruar situatat dhe për të lenë vend për gjërat më të këndshme në jetë. Mos qendroni më tepër në situata që nuk kanë të ardhme. Me Hënën tek Binjakët të premten dhe të shtunën do të keni mundësi të shkëlqyera për të pasuruar njohurit tuaja dhe për të bërë jetën tuaj sociale më interesante. Mbledhje të këndshme dhe zbavitëse me miqtë do mbushin kohën tuaj dhe eliminojnë tensionin e akumuluar dhe stresin e javës.

Parashikimet ne dashuri: Në pjesën emocionale do të keni mundësi të kaloni momente shumë të bukura dhe të ngrohta me partnerin tuaj. Megjithatë, duke filluar java, sigurohuni që të kontrolloni cinizmin dhe qëndrim absolut për njeriun, qe mos harroni, është shoku në jetë. Fundjava do të jetë ideale për të dal me shokët dhe të argëtoheni. Sidomos në qoftë se jeni beqar, keni një ditë të mirë për tu afruar me njerëz të rinj dhe për të kërkuar emocione të reja. E diela pritet pak më e relaksuar, duke ju shtyrë për të shijuar shtëpinë me Hënë tek Gaforrja.

Parashikimet Profesionale: Në punë do ju jepet mundësia këtë javë për të shfaqur aftësitë tuaja dhe të zhvilloni karrierën tuaj. Punoni më mënyrë metodike mbi projektet që keni dhe do të shihni mundësinë qe ti shfaqni ato. Financat duket se do kenë stabilitet por duhet të lëvizni më shumë kujdes pë të mos venë këtë balance në rrezik.

DEMI
I Dashur Dem, kjo javë është shumë e rëndësishme për ju, pasi hëna do të jetë në shenjën tuaj të mërkurën dhe të enjten. Këto dy ditë do të jenë të shkëlqyera për kontakte, takime, për të promovuar bashkëpunime dhe për të zgjidhur çështjet që lidhen me marrëdhënien ne përgjithesi. Karriera juaj është e favorizuar dhe ju do gjeni mënyra për të zgjidhur raste që ju kanë munduar kohët e fundit. Tani është një periudhë e mirë për të zgjidhur keqkuptime që keni me disa njerëz dhe për të ngrohur atmosferën në shtëpi. Ka ndonjë gjë më të mirë se ngrohtësia e familjes?
Parashikimet ne dashuri: Në pjesën sentimentale do të keni një javë me shumëllojshmëri. Fillimi i saj është dinamik dhe impulsiv që ju rrëmbejnë drejt kënaqësive të mëdhaja juve dhe partnerin tuaj. Është një mundësi e mirë për të dhënë gjallërinë e humbur në marrëdhënien tuaj. Në fundjavë do të keni mundësi të bisedoni me bashkëshortin tuaj me më shumë sens dhe mirëkuptim. Diskutimet do të jenë orientuara dhe do të kenë rezultate interesante. Hiqni mendimet e dyshimta. Nëse jeni beqar, të shtunën nuk mohoni asnjë propozim për të dal. Nuk është një ditë qe harxhohet duke qëndruar në shtëpi!

Parashikimet Profesionale: Në punën tuaj gjërat do të shkojnë mjaft mirë. Është një javë që duhet të përqendroheni tek bashkëpunimet dhe të përforconi marrëdhëniet tuaja me njerëzit që keni në vendin e punës. Mund të zhdukni hijet që ekzistojnë dhe të bëni gjërat më të qarta Edhe një bisedë për rritje ose pretendim te disa të drejtave mund të ketë rezultate shumë interesante! Pra, financat tuaja mund të shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

BINJAKET
I dashur binjak, kjo javë fillon në mënyrën më të mirë. Me dinamizëm, agresivitet dhe energji të pashtershme. Të premten dhe të shtunën hëna do të jetë në shenjën tuaj, shfrytëzoni mundësitë dhe promovoni bashkëpunimet tuaja, bëni diskutime qe kanë për t’ju dhënë informacione të rëndësishëm, flisni me partnerin tuaj në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejt. Ndani ndjenjat dhe mendimet me njerëzit që u besoni dhe doni. Dijeni se do merrni këshilla të vlefshme që së shpejti do të thirreni ti përdorni e vetme gjë që duhet ju duhet të kontrolloni është impulsiviteti që favorizohet nga Hëna tek Dashi. Mos veproni me pakujdesi!

Parashikimet ne dashuri: Pjesa sentimentale do të keni mundësi për të përmirësuar gjërat, por do ju duhet të ndërmerrni disa iniciativa. E kaluara është e kaluara dhe do bëni mirë ta lini atje ku i takon. Pra, aktivizohuni dhe tregoni interesimin tuaj tek parteneri me fakte. Nëse jeni beqar, përfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar mirë. Shoqëria dhe jeta sociale janë çelësi që hap derën për një periudhë të re në jetën tuaj. Prej atje, fillon një njohje emocionues.

Parashikimet Profesionale: Në punë gjërat do rrjedhin mjaft mirë në ditët e ardhshme dhe veprimet që bëni do japin rezultatet që ju dëshironi, për sa i përket kontakteve sociale, promovimin e punës dhe përmirësimin e karrierës tuaj. Sigurohuni që të bëni takime të rëndësishme që kanë nevojë për negociata. Tek pjesa e financave ekziston një presion relativ i cili shtohen më disa shpenzime shtesë qe do të paraqiten. Ruani vetëkontrollin.

GAFORRJA
E dashur Gaforre, sugjerime dhe mundësi duket se do të shfaqen që në fillim të kësaj jave.Me Hënën tek Dashi, mund të vendosni një plan dhe të ndiqni më mënyrë dinamike një ide që ju ka joshur këtu e shumë kohë. Sigurohuni, megjithatë, që të mos lejoni impulsivitetin tuaj t’ju çojë në veprime dhe fjalë që do të pendoheni më vonë. Me Hënë tek Binjakët të premten dhe të shtunën është një mundësi e mirë për të bërë njohje të reja dhe diskutime me koleget. Të dielën do ta shijoni se tepërmi pasi në shenjën tuaj do të hy Hëna, e cila do ju dhuroi harmoni të brendshme.

Parashikimet ne dashuri: Sado punë dhe angazhime të keni partnerin do të jetë personi me të cilin do të ndani shumë nga shqetësimet tuaja. Shumë gjera zhvillohen rreth jush dhe bashkëshorti juaj do të jetë ai që do ju nxjerri nga kjo rrugë padalje që po hyni. E diela pritet të jetë ideale për jetën tuaj emocionale, edhe nëse jeni në një lidhje, edhe nëse jeni duke kërkuar personin e duhur për të ndarë jetën. Tensioni largohet dhe ju ndjeni ëmbëlsinë e vendosjes planetare.

Parashikimet Profesionale: Në punën tuaj kjo javë do ju japi mjaft mundësi për të përfunduar gjera që keni lenë pas. Sigurisht në fillim të kësaj jave, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në negociatat tuaja, duke qenë se keni tendencën të qëndroni absolute në pikëpamjet tuaja. Më mirë I shtyni këto bisedimet për të mërkurën ose të enjten kur Hëna tek Demi i bën më të përshtatshme. Këto ditë gjithashtu favorizojnë çështjet financiare. Sigurohuni që këto ditë të merreni seriozisht me këtë pjesë.

LUANI
I dashur Luan, kjo javë do ju bëjë të mendoni seriozisht për qëllimet qe keni vendosur dhe të përshtatni planet që keni bërë për ti realizuar ato. Me kontaktet dhe diskutimet e duhura mund të merrni ide dhe udhëzime të shkëlqyera. Hëna tek Binjakët të premten dhe të shtunën ju ofron bujarisht mirësi për të bërë komunikime efektive apo edhe udhëtime për punën. Gjatë këtyre ditëve duhet mund të përfitoni për të zgjidhur mosmarrëveshjet në marrëdhënien tuaj, ose për të folur tek përsoni për të cilin keni ndjenja.

Parashikimet ne dashuri: Në jetën tuaj emocionale do ju duhet të bëni disa diskutime me partenerin tuaj, për shkak se disa çështje kanë sjellë grindje dhe mosmarrëveshje në shtëpi. Sigurohuni që të mbani kontrollin e programit tuaj sepse detyrimet që keni po ju largojnë nga partneri juaj. Përdorni këtë të Diel me Hënën tek Gaforrja që ju bën të kërkoni për ngrohtësinë e familjes. Atëherë emocionet do të bëhen më të ngrohta dhe do ju pushtojnë, duke ju liruar nga presioni i ushtruar gjatë javës.

Parashikimet Profesionale: Në punë kjo javë ka shumë kërkesa nga ju, sepse dhe ju vetë do të keni dëshirën për të arritur shumë. Ju keni dinamizëm dhe energji që nuk do t’ju lejojë të pushoni nëse nuk arrini atë që keni në mendje. Kujdesuni të mos e teproni dhe të vini në një radhë angazhimet tuaja që do ju lejojnë dhe rezultatet që dëshironi të arrini, por dhe vetën nuk të lodhni. Sa i përket detyrimeve financiare, e mërkura dhe e enjtja janë ditë të mira për t’u marrë.

VIRGJËRESHA
E dashur Virgerëshë, këtë javë duhet të shfrytëzoni ditët qe Hëna lëviz tek Demi. E mërkura dhe e enjtja janë ditë ideale për të rivendosur ekuilibrin në marrëdhëniet tuaja. Kjo do të thotë që më mënyra të ndryshme mund të vini afër me miq të ngushtë, familjen dhe kolegët dhe nëpërmjet diskutimeve apo disa veprimeve do të normalizoni situatën përsëri. Atehërë mund të përfitoni financiarisht në mënyrën më të mirë, veçanërisht në qoftë se ka disa bashkëpunime në progres apo disa propozime ekonomike qe ishin deri tani duke pritur.

Parashikimet ne dashuri: Marrëdhënia juaj po zhvillohet mjaft mirë dhe këtë javë do të keni mundësi ta bëni atë edhe më të mirë. Mos presin natyrisht,të eliminohen grindjet apo mosmarrëveshje sepse nëpërmjet tyre ju dhe zhvilloni lidhjen tuaj duke mësuar nga njëri-tjetri më mire. Ruani ekuilibrin dhe përdorni këtë të diel qe vendosja planetare largon tensionin, zbut iritimin dhe ankthin, ju bën të mendoni me më shumë interesim nevojat e partnerit tuaj.

Parashikimet Profesionale: Komunikimi juaj në punë do të jetë zgjidhja e problemeve tuaja këtë javë. Planet tuaja do të realizohen dhe kjo do të jetë rezultati i disa takimeve që do të keni. Në një farë mënyre, të tërthortë ose të drejtpërdrejtë, do të keni mbeshtetjen e këtyre njerëzve për të ndërmarrë hapin tjetër. Në financa, mbani kontrollin dhe ndërmerrini hapa të kujdesshme. Do të keni kushte të favorshme për të mbyllur detyrimeve financiare dhe të nisni plane të reja në këtë fushë.

PESHORJA
E dashur Peshore këtë javë do të keni rastin të takoni njerëz të rinj të cilët do ju ndihmojnë shumë në lëvizjet tuaja të ardhshme. Me Hënë tek Binjakët të premten dhe të shtunën, puna juaj do të jetë fitimprurëse dhe do arrini të keni biseda të shkëlqyera me koleget duke marrë rezultatet e dëshiruara. Hëna tek Gaforrja nga e diela është një pozicion i mrekullueshëm qe ju jep humor më të mirë dhe ju bënë të ndiheni më mirë me veten tuaj. Njerëzit tuaj përbejnë përparësi për ju dhe do të kënaqeni nëse bëni gjëra që do u pëlqejnë.

Parashikimet ne dashuri: Mundohuni të ndani shqetësimet tuaja me partnerin tuaj, sepse do të keni tendencën të largoheni nga ai dhe të veproni më në mënyrë të pavarur. Liri nuk do të thotë ta mbani jashtë nga jeta juaj, por të jeni në gjendje të bashkëjetoni me të. Nëse jeni vetëm, këtë fundjavë Hëna do ju ndihmojë të shfaqni ndjenjat tuaja personit qe ju intereson dhe të kaloni mirë me të, për shkak se Binjakët dhe Gaforrja do ju ndihmojnë të hapeni dhe të ndjeheni mirë.

Parashikimet Profesionale: Kjo javë pritet të jetë plot me punë, kështu që mbani forcën tuaj dhe të mos bini më kokë në punë që në fillim të javës. Vendosni përparësi dhe organizohuni, sepse do keni tendencë të bëni gjithçka në të njëjtën kohë dhe kjo do ju stresoi. Bashkëpunimet me kolegët do të jetë jashtëzakonisht te dobishme, sidomos të mërkurën dhe të enjten, prandaj mos hezitoni ti kërkoni. Financat fillojnë të balancohen përmes disa përshtatjeve që do kërkoni të bëni në mes të javës.

AKREPI
Kjo javë ju bënë të dilni nga guaska dhe largoni mendimet për një kohë mënjanë. Është koha për aktivizim dhe komunikim intensiv. Hëna tek Binjakët të premten dhe të shtunën do ju sjelli në një farë mënyre në botë. Janë ditë të mira për të promovuar profilin tuaj profesional, por edhe për të kërkuar ndihmë për disa plane personale. Pas një jave me ritme të çmendura, Hëna tek Gaforrja të dielën ju ndihmon të shijoni familjen dhe të relaksoheni së bashku me njerëzit që doni. Lëreni shqetësimet tuaja dhe kushtoni kohë cilësore familjes suaj.

Parashikimet ne dashuri: Stresi dhe ritmet e jetës së përditshme ju bëjnë të ndjeheni shumë në ankth dhe këtë e transmetoni dhe tek parteneri juaj më mënyrën e gabuar. Pra, marrëdhënia juaj përkeqësohet dhe kjo ju bën të ndiheni edhe më keq. Këtë javë do ju jepet mundësia për të folur me sinqeritet dhe ndershmëri në mënyrë që të qartësohen situatat të caktuara që janë krijuar nga “askundi”.Në fundjavë, mundohuni të bëni një ekskursion të vogël duke ringjallur ndjenjën e sinqertë me partenerin tuaj tani që Hëna është tek

Parashikimet Profesionale: Do ju jepen perspektivat profesionale që ju nevojiten për të cuar punën tuaj një hap më tej. Kariera juaj do të ketë një shans për tu zhvilluar sipas aspiratave tuaja për aq kohë sa ju bëni kontaktet e duhura në kohën e duhur. Aktivizohuni këto ditë, përndryshe nuk do të vijë asgjë vetë, sidomos tani që bëhet fjalë për biznese dhe fitime. Pra, duhet të mundoheni pak më shumë nëse doni që kutia juaj e kursimit të mbushet me para.

SHIGJETARI

Në qoftë se ju doni të ndërmerrni nisma të reja këtë javë, më të mira ti linit për fillimin e javës qe Hëna do të jetë tek Dashi. Këto ditë do të keni energji dhe dinamizëm për të organizuar programin tuaj dhe për të shtyrë situatat në mënyrë të tillë që zhvillimet të jenë ato që ju dëshironi. Me kalimin e Hënës në shenjën e Demi, ju do të jeni më të prirur për të përmbushur nevojat tuaja dhe për të kaluar mirë. Vendimet që merrni tani do të kenë stabilitet dhe jetëgjatësi. Me natyrën tuaj simpatike e cila shfaqet para aspekteve të tjera mund të bëni afrime aq profesionale, por në mënyrë ideale në fushën sentimentale .Ju mund të flirtoni dhe të shijoni një shoqëri të bukur.

Parashikimet ne dashuri: Shfrytëzoni të mërkurën dhe të enjten ku Hëna është tek Demi. Vendosja planetare do ju japi harmoni dhe humor të mirë. Të dielën me Hënën tek Gaforrja,dita do të duket si ato nëpër filma. Nevoja për të bërë të lumtur partnerit tuaj do të jetë përparësia juaj e parë. Një vakt në shtëpi i përgatitur me dashuri dhe interes do ju bëjë të harroni se çfarë po ndodh në jetën e përditshme. Nëse jeni beqar, ju mund të keni lehtësisht njohje të reja përmes takimeve miqësore.

Parashikimet Profesionale: Në vendin e punës ka gjasa të lindin disa probleme, por duhet të frenoni natyrën e vrullshme që zgjohet brenda jush dhe ju çon të kërkoni me pasion ato që me të drejtë ju takojnë. Mundohuni të silleni me diplomaci dhe të bëni disa kompromise nëse dëshironi të fitoni luftën dhe jo vetëm një betejë. Në financa, ju duhet të kontrolloni tendencat për të shpenzuar pafundësisht. Pra, mundësitë që do të dalin do të jenë në gjendje të bëjnë financat tuaja të përmirësohen!

BRICJAPI
I dashur Bricjap, kjo javë përfshin një sërë emocionesh dhe situatash. Krijohet një fillim dinamik që ju jep mundësinë të vendosni themelet të forta për një plan të ri ose të promovoni me pasion dhe dinamizëm një plan qe gjendet në vazhdim. Me Hënën tek Binjakët të premten dhe të shtunën keni mundësinë për të menduar shumë gjëra që ju shqetësojnë kohët e fundit dhe të gjeni ide të mrekullushme që do ju nxjerrin nga rruga pa dalje. Lëvizjet dhe ndryshimet janë të favorizuara, kështu që nëse keni diçka në mendje, veproni këto ditë. Emocionalisht do të keni mundësinë të shprehni veten pak më ndryshe, duke e bërë klimën shumë më të ngrohtë dhe emocionale.

Parashikimet në dashuri: Do të keni në favorin tuaj vendosjen planetare, në mënyrë që ta bëni atmosferën më të bukur në marrëdhënien tuaj. Hëna tek Demi në mes të javës nxit çështjet e zemrës dhe marrëdhënieve. Mirëkuptimi do të jetë i theksuar dhe falë tij në shumë çështje do të shmangen tensionet. Ju bëheni më pak impulsiv tani dhe mund të ndreqni me ndershmëri ato që kanë qenë problematike deri më sot. Dhe nëse vetmia është bërë shoqëruesja juaj e përhershme, është koha për ta hequr atë nga jeta juaj dhe të përgatiteni për diçka emocionuese. Diçka e re duket së do lindi.

Parashikimet Profesionale: Në punë është mirë të mos qetësoheni për shkak se ndryshimet do të jenë të shumta dhe do ju duhet të merreni me shumë gjëra. Zgjidhja është një. Guximi, organizimi dhe bashkëpunimi i mirë. Për ta arritur këtë, ju duhet të frenoni agresivitetin dhe nervozizmin, sidomos në fillimin e javës. Financat tuaja nuk janë ashtu si i dëshironi, prandaj do ishte mirë të lëviznit me shumë kujdes dhe të mos bënit ndonjë shpenzim ose blerje të panevojshëm.

UJORI
I dashur Ujor, ju jeni nga natyra një krijesë që deshironi pavarësinë dhe vullnetin e lirë. Me hënën tek Dashi që nga fillimi i kësaj jave, duket se këto veçori theksohen dhe me tepër, por duhet të bëni diçka për ti shfrytëzuar më mënyrë kreative. Do të jetë shumë e lehtë të rrëmbeheni nga impulsiviteti juaj dhe të bëni gjëra që nuk do ju sjellin zhvillime të mira. Prandaj dërgoni mature dhe mundohuni të logjikoni dhe kontrolloni reagimet tuaja. Pas një jave të ngarkuar do të vijoi një fundjavë ideale për ekskursione dhe shoqëri të mirë. Me Hënën tek Gaforrja të dielën, tensioni brenda jush largohet dhe ju jep humor të mirë dhe kushte ideale për të shijuar qetësinë familjare.

Parashikimet ne dashuri: Ndjenjat tuaja do të kenë një javë të mirë, pasi në mes të javës dhe të dielës Hëna do të jetë në dy shenjat që promovojnë komunikimin e mirë brenda lidhjes. Nga Demi dhe Gaforrja, përkatësisht, ndikoheni pozitivisht në mënyrë që të afroheni me njerëzit që doni. Qetësia, siguria dhe harmonia do të mbizotëroi brenda marrëdhënies dhe do ju japi ekuilibrin psikologjik që ju nevojitet kaq shumë.

Parashikimet Profesionale: Në punë, gjërat shkojnë mjaft mirë. Megjithatë, duhet të bëni disa ndryshime për të zbatuar projektet që keni në mendje. Nëpërmjet komunikimit dhe diskutimit ju do të jeni në gjendje të ecni përpara një bashkëpunim. Do të keni kushtet e duhura për ti siguruar ato. Shpenzimet e panevojshme janë të ndaluara këto ditë, sidomos pak para fundit të javës, që duket se keni tendenca të bëni shpenzime që xhepi juaj nuk mund t’i mbulojë.

PESHQIT
Këtë javë do ju kërkohet të sqaroni ndjenjat tuaja në lidhje me një marrëdhënie që keni në jetën tuaj personale. Tani është koha kur mund të merrni një vendim, me themele të forta dhe vendosmëri. Në punë ju do të keni një javë të plotë dhe duhet të gjykoni disa situate nga një distancë, në mënyrë që të bëni disa zgjedhje që ju nxjerrin nga pasiguria që përjetoni tani. Përdorni këtë të diel me Hënën tek Gaforrja për të qetësuar shpirtin tuaj dhe për të shijuar çaste qetësie dhe relaksi me shoqëri të mira. Dita është gjithashtu e përshtatshme për mbledhje familjare.

Parashikimet ne dashuri: Situata që është krijuar në periudhën e kaluar nuk është aq e qartë duke ju bërë të ndjeni nevojën për ti vënë gjërat në vend. Mirë do ishte mos ta shtynit më, sepse tani është periudha ku mund të zgjidhni mosmarrëveshjet me mirëkuptim dhe respekt. Ka mendim të qartë dhe harmoni të brendshme. Pra, nuk jeni në rrezik të merrni vendime te gabuara.

Parashikimet Profesionale: Karriera juaj duket të zhvillohet mjaft mirë dhe mund të realizoni disa mendime që keni. Nëpërmjet bashkëpunimit mund t’i bëni gjërat më miqësore dhe përgatisni terrenin në mënyrë që të ecni përpara me disa nga idetë tuaja. Në financat, keni shumë detyrime që duhet të mbuloni dhe kjo është shqetësuese dhe shpërqendruese në fushat e tjera. Sigurohuni që shmangni shpenzimet e tepërta dhe gjithçka do të shkojë ashtu siç dëshironi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb