Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook” ka bërë bilancin e një viti pune nga ana e qeverisë, sa i përket rindërtimit.

Rama shprehet se rindërtimi është bërë një temë e preferuar nga ata që duan pushtet, duke dhënë shifra konkrete sa godina e sa shkolla e ambiente publike janë ndërtuar në 365 ditë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

BILANCI i 1 VITI përpjekje për Rindërtimin (megjithë futjen në mes të Covidit e të mbylljes së përgjithshme në pranverë, e cila krijoi një pengesë të madhe e të pashmangshme duke spostuar në kohë disa procese, sidomos me donatorët) është sidoqoftë një arsye e fortë krenarie sot, kur nga financimi me fondet e qeverisë shqiptare dhe puna e palodhur e 24 800 punëtorëve, si edhe falë përkushtimit të institucioneve qendrore e vendore të përfshira, kemi sipas radhës këtë pasqyrë të situatës aktuale:

Në Durrës:

  • Angazhuar 30 kompani me 4 208 punëtorë në kantiere
  • Ndërtuar 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve
  • 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara
  • Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 – DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4
  • 9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD
  • 4,135 familje trajtohen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi
  • Po punohet së bashku me Komisionin Europian për projektet e mbrojtjes e restaurimit të monumenteve të prekura të kulturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në objektet e trashëgimisë kulturore
  • Po finalizohet marrëveshja me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit
  • Po kryhen vijimësisht riverifikime të mëtejshme për familje kryesisht jashtë vendit që kanë ngritur pretendime për nivelin e dëmit të banesës dhe askush nuk të jetë kurrë vetëm

***çdo ditë në vijim do të mund të gjeni këtu pasqyrën e çdo bashkie sipas radhës

#SiNjëFamilje❤️

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb