TIRANE- Piktori Gjergj Meta i mbiquajtur “xhoxho”, ka hapur një ekspozitë me punimet e tij më të fundit në Muzeun Historik Kombëtar.

Ai na fton në ekspozitën e tij të pikturës dhe konsideron se do të na marrë kohë aq sa na duhet për të pirë një kafe, jo më tepër. Ai shprehet se askund si gjatë një kafeje, nuk ka debat më demokratik, të lirshëm, të heshtur, të frikshëm, gazmor, të thartë, mortor e me ngjyrë.

Dhe siç shton më tej se “kur je vetëm në heshtje, projekton vizualisht veprën tënde të ardhshme e në studio e realizon si një ekspres italian, apo si një turke të avashtë, me kujtime të bukura e të hidhura, me të ardhme, me dritëhije”.

Sipas Gjergj Metës, kështu ka qenë dhe do të jetë kafeja, vendi që na krijon ndjesi të reja. Motive pafund, vjegë për krijim.

Në këtë mënyrë ai na fton të gjithëve të shijojmë ekspozitën dhe 42 punimet e tij, gjë e cila padyshim na merr vetëm kohën e një kafeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: