TIRANE – Më 12 korrik të këtij viti Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Xhensila solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e vecantë Ajka. Me ardhjen në jetë të vajzës cifti i njohur ndihet në qiellin e shtatë.

Ata kanë preferuar që imazhin e vajzës ta mbajnë larg mediave dhe rrjeteve sociale, edhe pse ndonjëherë publikojnë momentet që kalojnë me të. Së fundmi ka qenë Xhensila ajo e cila ka zbuluar një detaj nga dhoma e vogëlushes dhe është me të vërtetë i veçantë.

Koka e krevatit të Ajkës është e dizejnuar në formën e një kurore princeshe, ndërsa në të është vendosur perdja. Po ashtu edhe muri i dhomës së vogëlushes ka një dezenjo mjaft të veçantë, tamam një art mural.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb