Ndryshe nga çdo vit kur fillimi I javës së parë të janarit, shënonte radhë të gjata në këtë pikë kufitare, në pikën kufitare të Kakavijës situata është krejt ndryshe.

Mësohet se në 24 orët e fundit kanë hyrë 293 persona, dhe kanë dalë 343.

“Më datë 04.01.2021, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së. Në funksion të këtij aktiviteti janë përpunuar një numër prej 636 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 293 në hyrje dhe, 343 dalje.”, -thuhet në deklaratën e policisë kufitare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: