11 persona ndodhen aktualisht të shtruar në klinikën Infektive të Kosovës. Mësohet se 9 prej tyre janë të prekur nga COVID-19, ndërsa njëri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nga 9 pacientët e infektuar me COVID 19, 5 janë në gjendje të qëndrueshme dhe 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe po trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim e Klinikës Infektive.

Në Kosovë janë konfirmuar 1.004 raste të të infektuarve me koronavirus, prej të cilëve 29 kanë vdekur dhe 772 janë shëruar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: