10 pacientë të prekur nga COVID019 po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së në Kosovë. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hot theksoi se një prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Hoti përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se tre pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv. “Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, ka shkruar Hoti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: