Aktualisht në spitalin e Pejës po trajtohen 24 pacientë me koronavirus, ku 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Mësohet se 19 janë në oksigjeno-terapi.

Sipas njoftimit thuhet po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: