Teksa numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në vendin tonë, aktualisht në dy spitalet COVID regjistrohen 256 pacientë të shtruar.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton në një lidhje live për News24 nga spitali “Shefqet Ndroqi”, deklaroi se 25 pacientë ndodhen në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre të intubuar.

Sipas Skëndajt, në Sanatorium ndodhen të shtruar 170 persona, ndërsa 40 shtretër janë ende të lirë. Ndërkohë urgjencat e rasteve me COVID në Tiranë tashmë po përballohet nga spitali Infektiv. Në total në të dy spitalet kapaciteti i shtretërve është 310.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: