Dhjetë mësues dhe dymbëdhjetë nxënës rezultojnë të infektuar në Komunën e Gjakovës. Por përkundër kësaj nga kjo komunë thonë se procesi mësimor po shkon mirë. Drejtori i Arsimit në komunën e Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj deklaroi për KP se testimi masiv i mësimdhënësve dhe nxënësve në dy shkolla të mesme ka përfunduar dhe së shpejti pritet të përfundojë edhe dy shkollat tjera.

“Procesi mësimor në komunën e Gjakovës po shkon mirë, sa i përket numrit të të infektuarve është numër i vogël në raport me atë që po kemi gjatë ditës në nivel vendi. Kemi vetëm 10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID. Instituti ka rekomanduar që të bëhet një testim gjeneral i shkollave të mesme. Në dy shkolla jemi veçse në përfundim, prej katër shkollave gjithsej e kemi përfunduar testimin dhe ka dal numër shumë i vogël dhe tash në ditët në vazhdim do vazhdojmë edhe me dy shkollat tjera”, tha ai.
Nikollbibaj tha së mësimi në shkollat fillore në Gjakovë po vazhdon me skenarin A përveç grupeve ku kanë rezultuar pozitiv nxënësit. Ndërsa, shkollat e mesme vazhdojnë me mësim të kombinuar, ashtu siç e parasheh skenari B.

Drejtori i Arsimit në Gjakovë, tha se nxënësit që janë me koronavirus po e vazhdojnë mësimin në distancë.

“Sa i përket materialit me dezinfektues jemi shumë mirë të furnizuar. Çdo ditë bëhet dezinfektimi i objekteve shkollore, probleme kemi pasur kur ishte piku i COVID-it për arsye se ishte problem zëvendësimi i mësimdhënësve që ishin me COVID….çdo i infektuar e merr mësimin online, edhe mësimdhënësit e infektuar izolohet për dy javë sipas rekomandimeve të IKSHP-së, edhe klasat nënkuptohet se shkojnë në skenarin B nëse një nxënës ka dal pozitiv në një klasë të caktuar, ajo klasë shkon në skenarin B. Shkollat e mesme janë me skenarin B, pra me mësim të kombinuar gjatë gjithë kohës”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: