Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 46 pacientë me koronavirus, ndërsa prej tyre 36 janë në oksigjeno-terapi.

Mësohet se 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Në 24 orët e fundit, 316 pacientë kanë kryer analiza, dhe në total kanë bërë 4,644 analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

252 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 22 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: